Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në Lezhë. Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se i është vendosur një automjeti, në pronësi të shtetastit A.N.
Ngjarja është shënuar në afërsi të zonës së “Mileniumit”, rreth orës 01:50. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po heton rrethanat dhe për të identifikuar autorin/rët.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Burimi: botasot.info


