“Shpërthen” koronavirusi në Shqipëri, regjistrohen shifra alarmante!

1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, (MSHMS) bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 619 qytetarë.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 327 në Tiranë, 32 Shkodër, 31 Durrës, 26 Fier, 24 Berat, 21 Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë etj.

Janë 3.167 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Gjirokastra 83-vjeçe.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274.802.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 281.470 raste, prej tyre 274.802 janë shëruar, 3.167 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.501 pacientë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Story i radhës

Më trego kush janë miqtë e tu, unë do të të tregoj se kush je ti!

Të fundit nga