shoferi qe shkaktoi aksidentin e 19 vjecarit ne shkup ka qene i droguar ja detajet 6a1b60f06db8a

Shoferi që shkaktoi aksidentin e 19-vjeçarit në Shkup ka qenë i droguar – ja detajet

May 31, 2026
1 minut lexim
da14dc04 21b7 435d b9d0 37cce225c932 e1780139987662

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur procedurë hetimore ndaj një 31-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari mbrëmjen e djeshme po drejtonte një veturë Audi A4 në bulevardin “Nikola Karev”, kur në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski” nuk ka respektuar sinjalizimin rrugor dhe ka kaluar mbi vijën e dyfishtë të plotë, duke hyrë në korsitë e qarkullimit të kahjes së kundërt për të kthyer majtas.

Hetimet tregojnë se ai po ashtu e drejtonte automjetin nën ndikimin e substancave narkotike, në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Komunikacion.
Si pasojë e manovrës së paligjshme, automjeti i tij u përplas me një motoçikletë BMW, ndërsa në pjesën e pasme të veturës u përplas edhe një motoçikletë Honda, të cilat po lëviznin paralelisht nga drejtimi i kundërt.

Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i motoçikletës BMW pësoi lëndime të rënda trupore dhe ndërroi jetë. Viktima është 19-vjeçari Muzafer Fetahi.

Duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit mbi dëshmitarët ose përsëritjes së veprës, prokurori publik i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./Tetova1

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sali ne tubimin e vv se ne tetove zgjedhjet e 7 qershorit jane jetike per forcimin e institucioneve te kosoves 6a1b5fa3c51fa
Lajmi i mëparshëm

Sali në tubimin e VV-së në Tetovë: Zgjedhjet e 7 qershorit janë jetike për forcimin e institucioneve të Kosovës

panik ne rome 30 kuaj te forcave te armatosura dalin jashte kontrollit plgosin 5 persona 6a1b77f0786ba
Lajmi i radhës

Panik në Romë/ 30 kuaj të forcave të armatosura dalin jashtë kontrollit, pl*gosin 5 persona

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë