sali ne tubimin e vv se ne tetove zgjedhjet e 7 qershorit jane jetike per forcimin e institucioneve te kosoves 6a1b5fa3c51fa

Sali në tubimin e VV-së në Tetovë: Zgjedhjet e 7 qershorit janë jetike për forcimin e institucioneve të Kosovës

May 31, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë sonte në një tubim elektoral në Tetovë, ku së bashku me bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe nënkryetarin Bekim Qoku, kanë mirëpritur Kryetaren e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në njoftimin e tij, Sali theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, duke i cilësuar ato si vendimtare për të ardhmen e vendit.

“Këto zgjedhje janë jetike dhe tejet të rëndësishme për vazhdimin e punëve të mira në Kosovë, për forcimin e institucioneve dhe për shtrirjen e plotë të sovranitetit në çdo cep të vendit”, deklaroi Sali.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbështesin vazhdimësinë e proceseve shtetformuese dhe të zhvillimit institucional.

“Më 7 qershor, duke votuar numrin 116, votoni për siguri, sovranitet, zhvillim dhe vazhdimësi të qeverisjes së përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës”, theksoi zëvendëskryeministri i parë.

Tubimi u mbajt në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ndërsa pjesëmarrësit shprehën mbështetje për vazhdimin e politikave që synojnë forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

egli tako mahnit ndjekesit me paraqitjen e saj ne instagram nga pushimet ne det 6a1b5d01531c3
Lajmi i mëparshëm

Egli Tako mahnit ndjekësit me paraqitjen e saj në Instagram nga pushimet në det

shoferi qe shkaktoi aksidentin e 19 vjecarit ne shkup ka qene i droguar ja detajet 6a1b60f06db8a
Lajmi i radhës

Shoferi që shkaktoi aksidentin e 19-vjeçarit në Shkup ka qenë i droguar – ja detajet

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë