Shkupi pësoi humbje me rezultat 2:0 në Gjibraltar, nga ekipi Lincoln Red Imps por falë fitores në Çair me rezultat 3:0 kualifikohet në rrethin e dytë të kualifikueseve për Conference League.
Futbollistët e Lincoln Red Imps befasuan me lojë dhe rezultat, gati shkaktuan senzacion ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Shkupi.
Golat i realizuan Juanfri (32′) e Casciaro (69′).
Shkupi kualifikohet më tej, ku e pret Dinamo e Zagrebit e kapitenit Arian Ademit.