Këshilli i Ambasadorëve: “Propozimi francez” betonon dhe garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas

July 12, 2022
1 minut lexim

Këshilli i Ambasadorëve konsideron se është e nevojshme të pranohet kompromisi europian, sepse ky është një hap i rëndësishëm që do ta afrojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE dhe kështu do të tejkalohet bllokada nga Bullgaria.

Përmes një komunikate për opinionin pubik, Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se janë të vetëdijshëm se kompromiset ndonjëherë janë lëshime të dhimbshme, se në negociatat diplomatike asnjëherë nuk arrihet kënaqësia absolute nga asnjëra anë, por më e rëndësishmja për qytetarët tanë është se me “propozimin francez” betonohet gjuha dhe identiteti maqedonas nga ana e BE-së

“Në të kaluarën, duke filluar me mbajtjen e referendumit të pavarësisë, pastaj me hyrjen e vendit tonë në OKB nën referencë, përmes miratimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe reformave që pasuan në vend, si dhe miratimit të Marrëveshja e Prespës, qytetarët tanë, inteligjenca e avancuar, partitë politike dhe lidershipi dhe OJQ-të kanë marrë vendime korrekte dhe historike që kanë hapur rrugën për integrimet tona euroatlantike”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve.

Në letër, ata thonë se janë të bindur se BE-ja dhe institucionet e saj do të respektojnë kriteret dhe vlerat evropiane dhe nuk do të lejojnë imponimin e interpretimeve të mundshme shtesë të kompromisit vështirë të arritshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arifi: Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Hotël në realizim e sipër

Story i radhës

Shkupi mezi kualifikohet, rivali i radhës – Dinamo e Zagrebit

Të fundit nga

ShkoLartë