Shkupi me mund të madh i ndali tre pikë si vendas dhe atë në çastet e fundit.
Shkupi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Tikveshit të Kavadarit, në takimin që u zhvillua në Çair.
Për Shkupin realizuan Vosha (39′) e Avornyo (86′ e 90+7) dhe për udhëtuesit Ediz Spahiu realizoi në minutën e 53-të e 82-tën.
Shkupi me trajnerin e ri Gjoka, mezi ndali pikët plota.
Pas javës së 29-të në elitën e futbollit maqedonas, Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 58 e Shkëndija me 55 dhe Tikveshi në të pestin me 39 sosh.