UNRWA: Të paktën dy fëmijë në Gaza kanë vdekur për shkak të temperaturave të larta

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka bërë të ditur se ka marrë raporte se temperaturat në rritje në Gaza kanë çuar në vdekjen e të paktën dy fëmijëve.

Kjo agjenci tha se janë fëmijët ata që më së shumti, po paguajnë nga kjo luftë, duke kërkuar sërish armëpushim.

“Me rritjen e temperaturës, kushtet e jetës në Gaza përkeqësohen.

Fëmijët paguajnë tarifën më të lartë.

Ne kemi nevojë për një armëpushim tani”, thuhet në postimin e UNRWA-së në “X”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkupi me trajner të ri fiton me përmbysje në çastet e fundit

Story i radhës

Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia

Të fundit nga