Shkupi kremton titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut 

Skuadra shqiptare, Shkupi, kremton titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut 

Tifozët e Shkupit menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit u futen në fushë, duke nisur festën me fishekzjarrë në stadiumin në Çair.

Në Çair, në një atmosferë kampione, Shkupi tregoi kush është shefi. Me 3:0 arriti të mposht të dytin A. Pandev.

Para rreth 7 mijë shikuesve, Trapanovski ishte shënuesi i dyfishtë dhe Abazi shënoi një.

Shkupi do të marrë pjesë në garat e Champions League dhe Shkëndija në garat evropiane.

Java e fundit
Shkupi – A. Pandev 3:0
Struga TL – Shkëndija 1:1
Skopje – Bregallnica 4:1
Boreci – Renova 1:5
Tikveshi – Makedonija GP 2:1
Rabotniçki – Pelisteri 2:1
Tabela përfundimtare: Shkupi 76 pikë, A. Pandev 64, Shkëndija 61, Makedonija GP 57, Renova 48, Struga TL 47, Bregallnica 45, Rabotniçki 43, Skopje 35, Tikveshi 34, Boreci 21 dhe Pelisteri 14.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arta Elezaj shfaqet joshëse nga pushimet në bregdet, poston imazhe të reja provokues

Story i radhës

Eksperti i sigurisë jep alarmin: Do të ketë trazira të mëdha në Tiranë më 25 maj

Të fundit nga