Shkup: Sellakoviq deklarohet për dialogun, Osmani për Ukrainën

February 25, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Sellakoviq, ka thënë të premten në Shkup se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve politike.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ai ka thënë se Beogradi mbetet i përkushtuar për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

“Kemi biseduar edhe për çështje të rëndësishme rajonale, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kemi shprehur se cilat janë pikëpamjet tona. Jemi të përkushtuar ndaj dialogut, si e vetmja zgjidhje e pranueshme për çdo çështje politike që ekziston. Angazhimi ynë për dialog nuk do të vihet në dyshim”, ka thënë Sellakoviq.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Megjithatë, Sellakoviq nuk është deklaruar për sulmin rus në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë në këtë gjë

Osmani, në anën tjetër ka dënuar sulmin rus, duke e konsideruar “shkelje të rendit botëror, të së drejtës ndërkombëtare, të shkeljes së sovranitetit dhe integritetit të një shteti të pavarur”.

Osmani ka bërë thirrje “për uljen e tensioneve, ndërprerjen e veprimeve luftarake dhe zgjidhjen e problemeve në tavolinën e bisedimeve”.

Sipas tij, konflikti në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e Evropës, në veçanti të Ballkanit.

“Agresioni rus në Ukrainë do të ketë pasoja serioze për aspektet e sigurisë në gjithë kontinentin evropian, dhe kjo më së shumti do të manifestohet në pikat e dobëta në rajon, në ’thembrën e Akilit’. Ballkani është pika më e dobët, pjesa e pambuluar e Bashkimit Evropian, plaga e Bashkimit Evropian. Kuptohet se mund të ketë implikime nga përpjekjet e faktorë të jashtë gjeopolitikë apo edhe nga faktorë rajonalë që mund të tentojnë të shfrytëzojnë kaosin për realizimin e qëllimeve të tyre. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka thënë po ashtu se në takim me Sellakoviqin e ka inkurajuar atë që “autoritetet serbe të mbyllin sa më shpejtë çështjet e hapura, pasi rajoni ka shumë potencial për bashkëpunim ekonomik”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jeton Shaqiri i reagon Bilall Kasamit: Në arsim nuk ka vend për lojëra politike, angazhohu më shumë

Story i radhës

Kroati largohet nga Ukraina, kështu janë të shënuara rrugët

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë