Heshtje totale mbretëronte në oborret e dy shkollave të kryeqytetit të Kosovës.Pa gjallëri të zakonshme të nxënësve,prindërve dhe mësimdhënësve në fillim të vitit të ri mësimor 2022/23.Asnjë nxënës e asnjë mësimdhënës.Ku janë?
Ku janë fatosat-vocrrakët e vocrraket fillestarë të klasës së parë të cilët sot më 1 shtator është dashur të nisin rrugëtimin përherë të parë me një ABETARE të përashkët të dy shteteve,Shqipëri-Kosovë.Por,ja që për fat të keq kjo nuk ndodhi.E tmerrshme.Turp!
Për më shumë nuk pati sukses as kërkesa e Këshillit të Prindërve të Kosovës,që mësimdhënësit të ndërprejnë grevën dhe t’u kthehen procesit mësimor me nxënës.
Pra, nxënësit nuk kanë faj. Fajtor janë ata që vendosin dhe luajnë me fatin dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë.Pse kështu?Deri kur kështu?A ka fund kjo dalldi e shtetarëve dhe mësimdhënësve tanë.Dikush doemos duhet të jap përgjegjësi,sot apo nesër për këtë që po ndodh me arsimin tonë.Mos të harrojmë se jemi në shekullin e 21-të.
Boll mo.Deri kur do zgjasë kjo amulli:shkollat bosh e nxënësit në shtëpi?!
Këto pamje u bënë sot(enjte),1 shtator 2022,në shkollat fillore të mesme të ulët: “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”,në Prishtinë.