vlen sela u be zedhenesi i heshtur i ahmetit 6737b5aed0040

VLEN: Sela u bë zëdhënësi i heshtur i Ahmetit

November 15, 2024
1 minut lexim

Shkup, 15 nëntor – Është e qartë si dita se satelitët e Ali Ahmetit, të verbuar nga etja për pushtet, po humbasin çdo grimcë dinjiteti politik. Pasi tradhtuan votuesit që dikur i besonin me zemër të pastër, u kthyen në paterica të BDI-së, duke shpresuar për pozita të garantuara. Por kur intrigat e tyre dështuan, këta të zhgënjyer filluan të lëshojnë britma të dëshpëruara, të ngjashme me britmat e atyre që po mbyten në sëmundjen e rëndë të depresionit politik, reaguan nga VLEN.

“Ata që dikur ishin zëri i shpresës, sot janë turpi i votuesve të tyre. Strategjia e tyre është një kopje e keqe e BDI-së: manipulim, dezinformim dhe shpifje për të mbuluar dështimet e tyre. Ziyadin Sela, tashmë “zëdhënës i heshtur” i Ali Ahmetit, ndjek propagandën e errët dhe mbrojtjen e klaneve. Mbështetësit e tij të paktë sot përballen me pyetjen se si përfunduan duke mbrojtur ata kundër të cilëve dikur luftuan.

Për më shumë se 20 vjet, mentorët e tij mbyllën sytë para situatës katastrofike në Kuzhinën e Klinikës së Fëmijëve, duke vënë në rrezik shëndetin e brezave të rinj. Falë koalicionit VREDI dhe angazhimit të drejtorit Rexhep Memedi, pas vetëm 4 muajsh punë të palodhur, ky problem i lënë pas dore me dekada më në fund merr një zgjidhje të merituar. Për ne, shëndeti i fëmijëve është mbi çdo interes tjetër.

Ka kaluar koha e manipulimeve të Ali Ahmetit dhe satelitëve të tij! Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për lojërat e tyre dhe nuk do të lejojnë më të manipulohen nga ata që mendojnë vetëm për veten dhe klanet e tyre. Koalicioni VREDI është shpresa dhe zgjidhja për shqiptarët”, tha VLEN.

Më herët BDI-ja kishte bërë të ditur se nëpër institucione po ndodhin spastrim etnik, për çka reagoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili beson se një retorikë e tillë e BDI-së do të intensifikohet dhe duhet të anashkalohet.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

granit xhaka befason ky eshte veprimi i tij me dy lojtaret serbe 6737b3d68963f
Story i mëparshëm

Granit Xhaka befason, ky është veprimi i tij me dy lojtarët serbë

vlen reagon pas kritikave te ash sela patericat e ali ahmetit po leshojne klithma deshperuese per te mbuluar deshtimet e tyre 6737bc869b8e6
Story i radhës

VLEN reagon pas kritikave të ASh-Sela: Patericat e Ali Ahmetit po lëshojnë klithma dëshpëruese për të mbuluar dështimet e tyre

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë