Shkëputet 5 kate ashensori i një pallati në Tiranë, brenda ndodheshin një çift bashkëshortësh

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Mbi 3.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Story i radhës

Petrovska: Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria do të dërgojnë 24 persona në Turqi për të ndihmuar

Të fundit nga