shkembi bie mbi njerez ne turqi 6ae37037a34d3

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

October 29, 2026
1 minut lexim

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi.

Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë zonën.

Guvernatori i provincës Nevşehir, Hüseyin Aksoy, deklaroi se shkëmbi u shkëput në orën 15:15 me orën lokale, duke përmendur reshjet e dendura si shkakun e ngjarjes.

Fragmente shkëmbi nga një prej formacioneve, të njohura si “oxhaqet e zanave”, ranë mbi njerëz pranë një muzeu në natyrë në qytezën Göreme.

Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje gjetën dy persona të vdekur dhe një të plagosur. Guvernatori konfirmoi se kërkimet në vendin e aksidentit vazhdojnë. Kombësia e viktimave ende nuk është bërë e ditur.

Kapadokia është një destinacion i njohur në mbarë botën, i famshëm pikërisht për formacionet unike të shkëmbinjve vullkanikë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putini elon musk eshte gjeni 6ae37006169a3
Lajmi i mëparshëm

Putini: Elon Musk është gjeni

rexhepi pushteti po paraqet komunen e bervenices si beteje etnike mickoski bdi per 20 vite nuk ka realizuar asnje projekt ne bervenice 6ae3708da4c65
Lajmi i radhës

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Të fundit nga

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë