rexhepi pushteti po paraqet komunen e bervenices si beteje etnike mickoski bdi per 20 vite nuk ka realizuar asnje projekt ne bervenice 6ae3708da4c65

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

October 29, 2026
min lexim
zejdi

Deputeti Frontit Evropian Skender Rexhepi nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme parlamentare për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se komunën e Bërvenicës po përpiqen ta paraqesin si betejë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Sipas tij, nuk ka betejë mes shqiptarëve dhe maqedonasve sepse shqiptarët dhe maqedonasit në këtë komunë jetojnë dhe bashkëjetojnë në mënyrë shumë të ndershme ndëretnike dekada me radhë. Ai thotë se u dëshmua që në komunën e Bërvenicës mbisundoi arsyeja për mbrojtjen e dinjitetit etnik kombëtar.

SKENDER REXHEPI DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN
“Ajo që dua tua them opinionit edhe juve se beteja në komunën e Bervenicës edhe pse njëri kandidat është shqiptar tjetri maqedonas, është betejë mes të shtypurve dhe atyre që shtypin. Është betejë mes të diskriminuarve dhe atyre që diskriminojnë. Është betejë mes atyre të cilëve u shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore dhe etnike dhe atyre që I shkelin këto të drejta. Ne bervenice ndodhi reflektimi I gjendjen reale nga Maqedonia e Veriut në komunën e Bërvenicës dhe ky reflektim ishte më shumë se evident”.

Ndërkaq kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur akuzave të Rexhepit deklaroi se askush nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni nuk ka bërë thirrje për votim mbi baza etnike. Nga ana tjetër, ai akuzoi BDI-në se gjatë 20 viteve nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë dhe se, si pasojë, janë larguar nga vendi 10 mijë qytetarë, prej të cilëve 90% shqiptarë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Njerëz nga koalicioni juaj dolën dhe bënë thirrje për votim etnik. Nga ky koalicion, askush nuk doli, as nga VMRO-DPMNE-ja, për të thënë votoni mbi baza etnike. Askush. Përkundrazi, mesazhi im ishte do të përpiqen të ju ndajnë mbi baza etnike, mos e lejoni këtë. Këtë e kanë bërë që nga dita e parë. Mos e lejoni, sepse ju përsëri do të hyni edhe në xhami, edhe në kishë. Përsëri do të jeni pranë njëri-tjetrit. Ata do të largohen. Për ta, kjo është një fije shprese për karrierën e tyre politike, ndërsa për ju është gjithçka”.

Ndërkohë, deputeti Rexhepi tha se nuk mjaftoi i tërë aparati qeveritar, kryeministri, kryetari i kuvendit, e deri tek ministrat e zëvendësministrat që zbarkuan në komunën e Bërvenicës dhe nuk arritën të bëjnë ndonjë ndryshim që do të ishte në favor të tyre në rrethin e parë të zgjedhjeve./SHENJA/

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkembi bie mbi njerez ne turqi 6ae37037a34d3
Lajmi i mëparshëm

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

drenusha latifi rikthen ne vemendjen ceshtjen e saj qe tri vite nuk ma japin kujdestarine e femijeve babai i tyre nuk interesohet per ta 6ae3708fed4fb
Lajmi i radhës

Drenusha Latifi rikthen në vëmendjen çështjen e saj: Që tri vite nuk ma japin kujdestarinë e fëmijëve, babai i tyre nuk interesohet për ta

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë