azemi kritikon deputetet opozitare per 12 ore debat per buxhetin 2027 asnje fjale per pensionistet 6aff8fa12505e

Azemi kritikon deputetët opozitarë: Për 12 orë debat për Buxhetin 2027, asnjë fjalë për pensionistët

November 20, 2026
1 minut lexim

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për Projektbuxhetin e vitit 2027 nuk kanë folur për gjendjen e pensionistëve.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se shumica e deputetëve opozitarë janë milionerë dhe, sipas tij, nuk bashkëndjejnë me problemet e kësaj kategorie të shoqërisë.

Ai ka theksuar se Qeveria, sipas tij, ka rritur pensionin bazik për 67 për qind dhe kategoritë e tjera pensionale për 20 për qind, si dhe ka ndarë shtatë herë nga 100 euro shtesë.

Azemi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të angazhohet për rritjen e dinjitetit të pensionistëve.

“Kujdesi për pensionistët është përgjegjësi e shtetit dhe dëshmi e drejtësisë sociale”, ka shkruar Azemi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dimovski mesazhet jane te qarta nuk do te kete zgjedhje te parakohshme parlamentare 6aff8f146fe83
Lajmi i mëparshëm

Dimovski: Mesazhet janë të qarta, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

sulme kibernetike mbi bankat amerikane te dhenat e mijera klienteve te chase ne internet 6aff90019ddc3
Lajmi i radhës

Sulme kibernetike mbi bankat amerikane/ Të dhënat e mijëra klientëve të Chase në internet

Të fundit nga

ShkoLartë