era e forte rrezon peme semafore dhe shtylla elektrike ne disa rruge 6aff7470c1feb

Era e fortë rrëzon pemë, semaforë dhe shtylla elektrike në disa rrugë

November 20, 2026
1 minut lexim
era

Era e fuqishme që ka përfshirë mbrëmjen e sotme disa pjesë të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar probleme në komunikacion, duke rrëzuar pemë, semaforë dhe shtylla ndriçimi në disa akse rrugore.

Ndërmarrja publike „Makedonijapat“ njofton se në rrugën Gostivar–Strazhë–Kërçovë, pranë kryqëzimit të Gostivarit, era ka rrëzuar një semafor dhe një shtyllë ndriçimi. Në disa lokacione të këtij aksi janë rrëzuar edhe pemë.

Pemë të rrëzuara janë evidentuar edhe në rrugën Shkup–Tetovë, pranë Karpallakut, si dhe në rrugën rajonale R1206 Tetovë–Shkup.

Ekipet e „Makedonijapat“ kanë ndërhyrë për largimin e pengesave dhe normalizimin e qarkullimit.

Autoritetet apelojnë te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump xi dhe putin ne nje tryeze tri fuqite berthamore nenshkruajne deklaraten drejt paqes 6aff741ae61f5
Lajmi i mëparshëm

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: tri fuqitë bërthamore nënshkruajnë “Deklaratën drejt Paqes

rachel zegler terheq vemendjen me fustanin luksoz te zuhair murad 6aff747649ef6
Lajmi i radhës

Rachel Zegler tërheq vëmendjen me fustanin luksoz të Zuhair Murad

Të fundit nga

ShkoLartë