limani punimet ne bulevardin vellezerit gjinovski vijojne me intensitet te larte ndertohet edhe rrethrrotullimi i ri 6aff908f7fa06

Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

November 20, 2026
1 minut lexim
gostivaricollage

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë. Në këtë aks rrugor, krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, po realizohet edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përmes një videoje nga aktivitetet ndërtimore në terren ka informuar për ecurinë e punimeve, duke theksuar se ato po zhvillohen me intensitet të lartë.

Aktualisht, punimet po zhvillohen në segmentin nga rrethrrotullimi pranë Qendrës për Kulturë deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës.

Ky projekt ka nisur që vitin e kaluar dhe realizohet në disa faza, duke filluar nga lagjja Maleardi. Një nga ndërhyrjet e rëndësishme në këtë fazë është ndërtimi i rrethrrotullimit të ri, i cili synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.

Faza përfundimtare e projektit parasheh ndërtimin e urës së re, si dhe zgjerimin e bulevardit deri te objekti i Gjykatës.

Për shkak të punimeve në terren, në segmentin ku po zhvillohen ndërhyrjet do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve. Komuna e Gostivarit u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e vendosura, si dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative aty ku është e mundur.

Nga Komuna kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e projektit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulme kibernetike mbi bankat amerikane te dhenat e mijera klienteve te chase ne internet 6aff90019ddc3
Lajmi i mëparshëm

Sulme kibernetike mbi bankat amerikane/ Të dhënat e mijëra klientëve të Chase në internet

Të fundit nga

ShkoLartë