Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve.
Deklarimi u bë gjatë samitit Rusi-Afrikë në Moskë, në të cilin Putini foli për projektin rus të internetit nga satelitët “Rassvet”. Ky projekt synon të ofrojë lidhje interneti nga satelitët për njerëzit.
“Ai është gjeni, gjeni i vërtetë”, ka thënë Putin për Muskun. “Jemi në kontakt të afërt me partnerët tanë amerikanë, përfshirë zotëri Muskun”.
“Starling” është pjesë e kompanisë “SpaceX” të Muskut. Kompania s’i ka komentuar deklaratat e Putinit.
Putini ka shtuar se për Rusinë është e rëndësishme të jetë në kontakt me Muskun ashtu që satelitët “Rassvet” dhe “Starlink” të mos “pengojnë njëra-tjetrën në orbitë”
“Ne dhe partnerët tanë amerikanë e vlerësojmë këtë reciprokisht, dhe pavarësisht të gjitha dilemave politike, po punojmë shumë”, ka thënë ai.
“Starlink” i ka lëshuar rreth 13 mijë satelitë. Për dallim, janë vetëm disa satelitë “Rassvet” në orbitë.
Ambasada Ruse në Afrikën e Jugut ka thënë të mërkurën se “Rassveti” është “alternativë ruse e Starlinkut” dhe “shënon vetëm hapin e parë të shtetit në këtë fushë”.
“Rusia ruan kontaktet e afërta me SHBA-në në hapësirë, përfshirë me Elon Muskun”, ka shkruar Ambasada.
Komentet e Putinit për “Rassvetin” dhe “Starlinkun” u bënë në një kohë kur raportet SHBA-Rusi po shihen më të afërta, edhe pse po afrohet pesëvjetori qëkur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Burimi:TV21


