edi rama eshte i ikur hoxha do te perfundoje si maduro nese tenton te bllokoje ndryshimin politik 6ae370025a078

“Edi Rama është i ikur” – Hoxha: Do të përfundojë si Maduro nëse tenton të bllokojë ndryshimin politik!

October 29, 2026
min lexim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, deklaroi se kryeministri Edi Rama është drejt fundit të pushtetit dhe se Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje politike përmes krijimit të një qeverie teknike.

Në intervistën për News24, Hoxha tha se Rama do të detyrohet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike. Ai theksoi se Rama ndodhet në vështirësi dhe paralajmëroi se, nëse pengon ndryshimin politik, mund të përballet me të njëjtin fat si ish presidenti venezuelian Nicolas Maduro.

“Me ditë do të jetë Edi Rama. Do të deklarojë publikisht që jam gati të vë në dispozicion mandatin e kryeministrit për të gjetur zgjidhje për krizën politike ku është futur vendi. Mos e dëgjoni njeriun në hall që flet për të yshtur atë grupin e vogël që i ka mbetur afër, se nuk e ka grup të madh si dikur. Do të detyrohet të japë dorëheqjen. Rama sot është njeriu më në hall në Shqipëri. Rama do të shkojë si Maduro. Nëse do të bllokojë ndryshimin që po vjen, zotëria do të ketë fatin e Maduros. Është mbyllur historia e Edi Ramës. Rama është i ikur, në krye të qeverisë është me ditë”, deklaroi Hoxha.

Sa i përket zgjidhjes së krizës, Hoxha kërkoi krijimin e një qeverie teknike me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Sipas tij, partitë parlamentare duhet të arrijnë një konsensus për përbërjen e saj, për të bërë të mundur 71 votat e nevojshme.

Sipas Hoxhës, me asistencën amerikane, një qeveri teknike mund të krijojë kushtet për avancimin e drejtësisë brenda një periudhe 7 mujore, duke vënë para drejtësisë personat që po e mbajnë peng vendin.

“Qeveri teknike, me mbështetje të plotë të SHBA, por bujrum dhe BE. Si garanci që palët, partitë parlamentare, të gjejnë konsensus. Ata njerëz që formojnë 71 vota në parlament. Mund ta zgjidhin ata shumë mirë çfarë njerëzish do të jenë në qeveri teknike. Mund të jenë edhe nga diaspora, për mendimin tim. Nuk ka pse të jenë medoemos njerëz nga partitë. Duhen njerëz që nuk i kap dot nga xhaketa dhe xhepi. Me SHBA-të sepse kemi fatin të kemi partneritet strategjik me ta. Na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Me asistencën e tyre, të siguroj se do t’ia dalim që kjo qeveri teknike të çojë para drejtësisë për 7 muaj 700-800 veta që janë bërë peng për të ardhmen e vendit tonë. Më pas shkojmë në garë se partitë që reformohen, ecin. E gjykojnë shqiptarët.”, deklaroi Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komandanti i nato se per evrope viziton ministrine e mbrojtjes dhe fsk ne diskutohet per sigurine dhe stabilitetin ne kosove dhe rajon 6ae36fa10c07e
Lajmi i mëparshëm

​Komandanti i NATO-së për Evropë viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, diskutohet për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon

putini elon musk eshte gjeni 6ae37006169a3
Lajmi i radhës

Putini: Elon Musk është gjeni

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë