Shkëlqimi dhe rënia e “shokut” Arben!

February 25, 2022
min lexim

Ishte fillimi i vitit 2014, kur Arben Vitia u bë pak më i njohur për opinionin e Kosovës. Deri atë kohë, ai edhe mund të ishte figurë e rëndësishme brenda Vetëvendosjes, por në publik dihej shumë pak për aktivitetin e tij politik.

Fitorja e Shpend Ahmetit dhe ardhja e tij në krye të Komunës së Prishtinës, i dha dritë figurës politike të Arben Vitisë. Në kabinetin e Ahmetit, Arben Vitisë iu besua një post me shumë peshë, ai i drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi. Ndoshta kishte ardhur koha që të shpaguhej puna dhe aktiviteti i tij në heshtje për shumë vite brenda aktivitetit politik të qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë.

Koordinator i Qendrës së Prishtinës

Në një komunë me shumë probleme, ku kaosi urban ishte tema më e nxehtë e asaj kohe, Vitia ia doli të profilizohej si një ndër figurat më aktive brenda komunës, duke bërë ndryshime të rëndësishme nëpër qendrat e mjekësisë familjare dhe duke instaluar një mentalitet pune ndryshe nga të tjerët.

Në një kohë kur Shpend Ahmeti dukej se kishte humbur mbështetjen e elektoratit të Prishtinës, dhe kur e kërkonte besimin qytetar për një mandat të dytë, Arben Vitisë iu besua edhe një detyrë e rëndësishme brenda Vetëvendosjes. Ai unanimisht me votat e kryesisë së partisë, zgjidhet Koordinator i Qendrës së Prishtinës. Kjo sikur edhe dha frytet e veta sepse Shpend Ahmeti fitoi edhe mandatin e dytë për të udhëhequr me komunën e Prishtinës, paçka se diferenca në vota ishte shumë e vogël.

Kësisoj Arben Vitia, u bë njëra ndër figurat më të respektuara brenda Vetëvendosjes. Një mbështetje të madhe e mori sidomos në kohën e largimit të figurave të rëndësishme(Molliqaj dhe të tjerët), kur Vitia u pozicionua në krahun e Kurtit, veprim ky që i kushtoi me largim nga vendi i punës, sepse Shpend Ahmeti tashmë filloi shkarkimin e drejtorëve që mbronin Kurtin.

Kulminacioni i figurës së Arben Vitisë ishte aktiviteti politik si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Lufta ndaj një virusi krejt të panjohur, ishte sfida që i trokiti në derë qysh në muajt e parë pas marrjes së mandatit. Njerëzit e kishin krijuar tashmë besimin sa i përket profesionalizmit të Vitisë, por secilën herë ekzistonte frika dhe pyetjet ishin të shumta.

Qetësi dhe siguri

Qetësia dhe serioziteti ishin tiparet që e dallonin Vitinë nga të tjerët, aq sa dalja e tij në konferencat për shtyp në kohën e pandemisë, arriti që të krijonte qetësi dhe siguri tek qytetarët e Kosovës. Tashmë Albin Kurti, e kishte afër vetës njeriun që mbulonte edhe gabimet e ministrave të tjerë, e që këta mbeten nën hijen e shkëlqimit të Arben Vitisë.

Teksa zgjedhjet komunale po afroheshin, Vitia po projektohej si kryetar në ardhje i Komunës së Prishtinës. Një garë që dihej fituesi, ende pa filluar procesi zgjedhor sepse figura e Vitisë ishte në kulminacion dhe askush nuk do ta mendonte se pikërisht aty filloi fundi i tij politik, bile as kundërshtarët e tij që dukeshin tashmë jashtë garës.

Kjo u dëshmua edhe në raundin e parë të zgjedhjeve, kur Vitia ani pse u angazhua vonë në garën zgjedhore, arriti që të fitojë bindshëm por, jo aq sa për ta shmangur balotazhin. Në një sistem zgjedhor siç e ka Kosova, balotazhi është fenomen që hedhë poshtë secilin kalkulim politik.

Pozita e kryetarit të kryeqytetit, është trampolina më e mirë për të arritur edhe pozitat më të larta udhëheqëse brenda shtetit. Ky është një rregull i pashkruar, por që ka ndodhur në shumë shtete të botës.

Ku ka humbur Arben Vitia

Por, Arben Vitia e humbi balotazhin ndaj kandidatit të LDK-së, Përparim Rama. Ndoshta është e padrejtë mënyra se si e humbi garën për Prishtinën por, kështu funksionon sistemi zgjedhor në Kosovë. Në fund të fundit, kështu erdhi në pushtet edhe vet Vitia, në kohën kur e rrëzuan nga pushteti Isa Mustafën.

Kanë kaluar më shumë se 3 muaj që kanë përfunduar Zgjedhjet Komunale dhe është e drejtë që njerëzit të pyesin se ku ka humbur Arben Vitia. Figura pothuajse më e ndritshme brenda Vetëvendosjes për më shumë se 2 vite. Shkëlqimi u shua dhe shija e humbjes ka krijuar hijen e padukshme në të cilën po qëndron tash e 3 muaj Vitia.

Politika është dielli që ndalë rrezet e shkëlqimit, duke të dërguar në botën e hijes, prej të cilës shumë pak njerëz arrijnë që të gjejnë prapë rrezet e diellit.

Arben Vitia e ka zgjedhur rrugën e fshehjes dhe heshtjes. Pranimi i humbjes po del të jetë aktiviteti i tij i fundit politik dhe kafshata që nuk po kapërdihet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BBC: Shpërthime të forta në Kiev, ndërpriten raportimet televizive

Story i radhës

Shkëlqimi dhe rënia e “shokut” Ben!

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë