ndryshimet ne ligjin per pushtet lokal mundesi per te shkarkuar kryetarin e komunes para skadimit te mandatit 6769915de7fc0

Ndryshimet në Ligjin për Pushtet Lokal – Mundësi për të shkarkuar Kryetarin e Komunës para skadimit të mandatit?!

December 23, 2024
1 minut lexim

Me ndryshime të Ligjit për Vetqeverisje Lokale në Maqedoninë e Veriut do të vendoset mbikqyrja komunale që do të jetë nën ingerenca të Komunave, paralajmëroi Ministri për Pushtet Lokal, Zllatko Perinski, gjatë një takimi me Kryetarët e Komunave nga i gjithë vendi.

Në të ardhmen policët e komunave do të kenë kompetenca më të mëdha në pjesën e kontrollit, ku shpresohet që të ulet hedhja e pandërgjegjshme e mbeturinave.

Nisma kryesore në ndryshimet ligjore, sipas Ministrit Perinski, është mundësia për shkarkimin e Kryetarit të Komunës.

“Bëhet fjalë për ligj sistematik ku nevojiten 2/3 në Kuvend dhe padyshim Badenteri. Nisma kryesore është shkarkimi i Kryetarit të Kuvendit, me cka vlerësojmë se do ta rrisim transparencën dhe llogaridhënien në punën e përditshme të vetadministratës lokale”, tha Zllatko Perinski. 

Manastiri sot ishte nikoqiri I takimit të parë konsultativ, kku përfaqësuesit e pushtetit qendror dhe lokal, qytetaët dhe ekspertët debatuan rreth nevojës për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Vetadministratën Lokale, për shkak të dobësive të identifikuara gjatë zbatimit 20-vjeçar.

Procesi mbështetet nga Ambasada e Zvicrës dhe UNDP-ja.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pasuria u vjen pas te 30 ve zbuloni per cilat shenja behet fjale 67698d6137abc
Story i mëparshëm

Pasuria u vjen pas të 30-ve! Zbuloni për cilat shenja bëhet fjalë

fake materiale ne rrjetet sociale kasami videoja ku shihet hedhja e kripes dhe reres me lopate nuk eshte ne komunen e tetoves 67699216929cb
Story i radhës

Fake materiale në rrjetet sociale, Kasami: Videoja ku shihet hedhja e kripës dhe rërës me lopatë nuk është në komunën e Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë