Një vëmendje të madhe, mori ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2022”.
E pranishme ishte edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ajo shkëlqeu në Gjermani dhe madje guxoi goxha me veshjen e saj.
Veshja e saj ishte ideuar dhe krijuar nga kreatorja e njohur shqiptare, Fjolla Nila. Në instagramin e Fjollës është postuar foto e Bebe Rexhës me këtë veshje të mrekullushme.
Këngëtarja e njohur mori çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n, gjithashtu, ajo u ngjit në skenë për të performuar.
Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar, mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.
Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS, për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës, unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.
Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.