U zhvillua Kampionati Ballkanik në Shah në Cetinje të Malit të Zi për moshat nga U-8 deri U-18 ku Shqipëria u paraqit me 13 shahistë.
Skuadra kuqezi kthehet në Shqipëri me 3 medalje ari, dy argjendi dhe 1 një bronzi.
Dy sportistët e Teutës, morën medalje ari: “Kler Caku për moshën U12 dhe për U14, Ergit Ramaj”. Një rezultat i shkëlqyer për shahistët e rinj të talentuar të KS Teuta.
G12: Kler Caku- medalje ari
U12: Mateo Boçi- medalje argjendi
U14: Ergit Ramaj- medalje ari
G16: Klean Shuqja- medalje argjendi
U16: Kelvin Kosta- medalje ari
U18: Petro Boçi- medalje bronzi.