Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga posti i tij dhe është transferuar në një post tjetër, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ai do të zëvendësohet nga gjenerallejtënant Mihail Mizintsev, i cili konsiderohet përgjegjës për sulmet e rënda në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, i cili u pushtua nga Rusia në fund të majit.
Mizintsev ishte kreu i qendrës kombëtare për menaxhimin e mbrojtjes. Tani ai do të jetë përgjegjës për logjistikën e forcave të armatosura.
Udhëheqja ushtarake ruse nën ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu kohët e fundit është kritikuar në qarqe pranë Kremlinit.
Ushtria e Rusisë u tërhoq nga rajoni lindor i Ukrainës, Kharkiv, nën presionin e kundërofensivës ukrainase rreth dy javë më parë.