Ndërsa streaming është burimi kryesor i të ardhurave sot për industrinë e muzikës, CD nuk kanë vdekur ende. Sipas Shoqatës Amerikane të Industrisë së Regjistrimit (RIA) në raportin e saj vjetor thuhet se të ardhurat nga shitja e CD-ve u rritën me 21% në 584 milionë dollarë në 2021.
Është hera e parë që ka rritje të ardhura nga CD në SHBA që prej 2004. Edhe shitjet e vinilit, materiali përbërës të CD janë rritur me 61% në 1 miliardë dollarë.
Është hera e parë që vinili arrin këtë shifër që prej 1986-ës. Shitjet fizike të muzikës arritën vlera 1.66 miliardë dollarë në SHBA vitin e kaluar.
Megjithatë të ardhurat nga streaming janë disaherë më të larta dhe vitin e kaluar u rritën me 23.8% në 12.4 miliardë dollarë. Vetëm abonimet me pagesë në platforma të ndryshme si Spotify apo Apple Music kapnin vlerën e 9.5 miliardë dollarëve. /PCWorld Albanian