Shijojeni jetën me personat e dashur, derisa të keni mundësinë për ta bërë një gjë të tillë

June 27, 2022
1 minut lexim

Shijojeni jetën me personat e dashur, derisa të keni mundësinë për ta bërë këtë gjë, sepse jeta bëhet e ftohtë si guri. Mesazhi im i drejtohet kujtdo që ka mundësinë të shkëmbeje dy fjalë me mamanë, babanë, vëllanë apo motrën e vet (dhe pavarësisht kësaj, shpesh nuk e kupton fatin e madh që ka). Mesazhi im i drejtohet atyre qëkanë mundësinë e një përqafimi, apo të një fjale të ngrohtë nga personat e dashur. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që keni, sepse përpara murit të pendesave, nuk ekziston mëshira për askënd, dhe çdo fjalë e pathënëështë si një gur që nuk do të ndalet asnjëherë së peshuari në jetën e kujtdo.  

Jeta është shumë e shkurtër dhe vlerën e saj mund ta kuptojmë vetëm në momentin që e ndiejmë fundin esaj. Për fat të keq, ka pak gjëra për të bërë në atë moment, përveçse ta pranosh fatin tënd. Përpara se tëarrijë ky çast, duhet padyshim t’u kushtojmë kohë personave me vlerë në jetën tonë, pasi jeta arrin shpejt drejt fundit dhe pendesa mund të jetë tepër e madhe. Mund të pendohemi se nuk u kemi kushtuar kohën dhe vëmendjen e duhur, apo se nuk i kemi dhuruar dashurinë e merituar. 

Shpesh ne e marrim të mirëqenë dashurinë e prindërve, vëllezërve, apo motrave tona. Duke i pasur anëtarë familje që i shohim përditë, ne mendojmë se kurrë nuk ka për të na munguar dashuria e tyre, ama gabojmë.

Dashuria nuk shuhet vetëm nga largësia, përkundrazi. Në ditët e sotme largësia ndihet përherë e më pak për shkak të arritjeve të teknologjisë. Dashuria shuhet edhe prej ndarjes nga jeta, dhe kjo ështëgjëja më e rëndë, pasi nuk ka më kthim pas. Ndaj, përpara se të pendohesh për diçka të tillë, bëj zgjedhjet e duhura në kohën e duhur në jetë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE dhunon Kuvendin dhe shkakton incident

Story i radhës

​Çfarë po bëjnë rusët me grurin e vjedhur ukrainas?

Të fundit nga

ShkoLartë