ministri izraelit i mbrojtjes pranon perfshirjen e vendit te tij ne vrasjen e liderit te hamasit 676ba1e780f2f

Ministri izraelit i Mbrojtjes pranon përfshirjen e vendit të tij në vrasjen e liderit të Hamasit

December 25, 2024
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, të hënën pranoi se Izraeli kishte vrarë ish-shefin e Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran në fillim të këtij viti, pasi ai paralajmëroi se ushtria do t’i “priste kokën” udhëheqjes së rebelëve Huthi të Jemenit .

“Ne do t’i godasim fort Huthit… dhe do t’i presim kokën udhëheqjes së tyre — ashtu siç bëmë me Haniyeh, (Jahya) Sinwar dhe (Hassan) Nasrallah në Teheran, Gaza dhe Liban, ne do ta bëjmë këtë në Hodeida dhe Sanaa. “, tha Katz, në pranimin e parë publik se Izraeli qëndron pas vrasjes së Haniyeh në korrik në kryeqytetin iranian.

“Kushdo që ngre dorën kundër Izraelit do t’i pritet dora dhe krahu “, tha Katz, sipas një deklarate të lëshuar nga ministria.

Deri më tani, Izraeli nuk e kishte pranuar kurrë vrasjen e Haniyeh, por Irani dhe Hamasi e kishin fajësuar atë për vdekjen e liderit politik të Hamasit .

Haniyeh, i cili shihej si udhëheqës i përpjekjeve negociuese të Hamasit për një armëpushim në Gaza, u vra në një bujtinë në Teheran më 31 korrik, thuhet se nga një mjet shpërthyes që ishte vendosur nga operativët izraelitë javë më parë.

Një ditë më parë, Haniyeh kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masoud Pezeshkian .

Më 27 shtator, Izraeli vrau Nasrallah në një bombardim në Bejrut, i cili u pasua nga vrasja e pasardhësit të Haniyeh Sinwar më 16 tetor në Gaza.

Zyrtarët izraelitë thonë se Sinwar organizoi sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës .

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rrezikohej rezultati nesepeci jep parashikim per zgjedhje dhe tregon pse vendosen dy subjektet te garojne me nje liste 676b9aa686c6d
Story i mëparshëm

“Rrezikohej rezultati nëse…”Peci jep parashikim për zgjedhje dhe tregon pse vendosën dy subjektet të garojnë me një listë

olta gixhari jep fjalen e fundit per te gjitha aludimet lidhur me motren e saj ne big brother 676ba399df482
Story i radhës

Olta Gixhari jep fjalën e fundit për të gjitha aludimet lidhur me motrën e saj në “Big Brother”

Të fundit nga

Google përmirëson kërkimin në Gmail me Al

Në një përpjekje për të përmirësuar shanset për të gjetur emailin që po kërkoni, Google po prezanton një përmirësim opsional të mundësuar nga AI për funksionin e kërkimit të Gmail. Kërkimet në
ShkoLartë