Vazhdoi grindja e zëvendëskryeministrit Aleksandar Nikollovski me autoritetet bullgare. Në intervistë televizive, duke komentuar mungesën e flamurit shtetëror gjatë takimit me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, ai e quajti presidentin bullgar Rumen Radev të paedukatë dhe të paqytetëruar.
Vijoi reagim flagrant nga MPJ bullgare. Thonë se për deklaratën e Nikollovskit i kanë informuar edhe partnerët dhe kumtuan se kjo nuk është rezultat i edukimit të mirë.
Paraprakisht, nga fundi i gushtit, ambasadores sonë në Bullgari iu dorëzua notë proteste për shkak të deklaratës së zv.kryeministrit Nikollovski. Ai atëherë tha se në Bullgari “janë aq jofunksional saqë nuk munden as të caktojnë zgjedhje”. Më pas kryeministri Mickoski bëri thirrje që politikanët të mos bien pre e provokimeve nga pala bullgare. Nga MPJ e RMV-së vlerësuan se ka përkeqësim të raporteve edhe mes qytetarëve të dy vendeve.
Burimi: tv21