Moti i keq ka mbërthyer thuajse të gjithë territorin e Italisë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shira dhe era të rrëmbyeshme kanë prekur kryesisht zonën e Trentino.
Rruga e Mazës u mbyll për 3 orë për qarkullimin e makinave, ndërsa u rihap në një drejtim të alternuar në pritje të punimeve. Në Porte di Borgo Chiese një rrëshqitja masive dheu shkaktoi mbylljen e rrugës që lidh Condinon me Cimego. Tre familje u evakuuan.
Ndërkohë alarm i verdhë ndodhet në nëntë rajone të Italisë, Aruzzo, Kalabria, Emilia Romagna, Marche, Lombardia, Piemonte, Toskana, Veneto, Sicilia dhe Umbria.
Pasditen e djeshme rrugë dhe shtëpi janë përmbytur në disa zona të Palermos, si pasojë e një rrebesh të fuqishëm, por për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka pasur raportime për të lënduar.