Menstruacionet shpesh përcillen me dhimbje të mëdha.
Por, ka një pikë në të cilën dhimbja është jonormale dhe kur duhet të shkoni të bëni kontroll tek mjeku.
Menstruacionet më dhimbje, të rënda ose të çrregullta, përcillen me dhimbje kur shkoni në tualet dhe keni lodhje gjatë gjithë kohës, shkruan The Sun.
Nëse në moshën e adoleshencës ka dhimbje të tilla, të padurueshme, atëherë mund të jetë shenjë paralajmëruese e asaj që njihet si endometriozë, e cila më vonë mund të përfshijë edhe dhimbjen gjatë, apo pas seksit, si dhe vështirësi për të mbetur shtatzënë
Mund të ndodhë që të ketë edhe gjakderdhje nga zorrët, e nëse dyshohet për endometriozë, e vetmja mënyrë përfundimtare për ta diagnostikuar atë është laparoskopia.
Operacioni përfshin futjen e një kamere (laparoskopi) në legen nëpërmjet një prerjeje të vogël pranë kërthizës. Mjeku kërkon shenja të sëmundjes rreth tubave fallopiane, vezoreve dhe më shumë.