Tensione të ashpra në Ukrainë, ky është veprimi që Putini bëri gjatë ditës

Derisa në Ukrainë po vazhdon të mbetët e tensionuar situata, presidenti rus Vladimir Putin është takuar me stafin e linjës ajrore shtetërore Aeroflot.

I ulur rreth një tavoline të mbushur me rreth 20 gra, imazhi është shumë i ndryshëm nga një foto e fundit e tij duke mbajtur një takim në një tavolinë të gjatë, disa metra larg komandantëve të tij më të afërt ushtarak, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Takimi erdhi pasi Aeroflot tha se po anulonte të gjitha fluturimet ndërkombëtare përveç për Rusinë dhe Bjellorusisë.

Image

Foto nga takimi

Linjat ajrore ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA, si pjesë e një sërë sanksionesh për pushtimin e Ukrainës nga ana e vendit./BOTSOT

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shenjat që tregojnë se dhimbja e menstruacioneve tek adoleshentet është serioze

Story i radhës

Abazoviç, telefonatë me Escobar: Çfarë do t’i gjejë oligarkët rusë në mësyjnë Malin e Zi

Të fundit nga