SHBA-të dhe BE-ja duhet ta gjunjëzojnë Serbinë kriminale

November 2, 2022
min lexim

Puna e sotme nuk lihet për nesër, sepse nuk dihet çka sjell e nesërmja, këtu kanë gabuar e po gabojnë miqtë tanë ndërkombëtarë.

Unë do t’ia vë flakën vetes në mes të Prishtinës nëse SHBA-të dhe BE-ja arrin që Serbinë kriminale dhe lajkatare me përkëdhelje e favore ta shkëpusin nga Rusia dhe t’i bashkëngjitet Perëndimit, sepse historia ka treguar se Serbia dhe serbët e njohin vetëm gjuhën e forcës.

Kosova po të kishte miq ndërkombëtare të sinqertë dhe besnikë, nuk do të ballafaqohej tashmë 23 vite në liri e pavarësi me mosndëshkimin e kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë, me kërcënimet dhe synimet e njëpasnjëshme të Serbisë kriminale për ta destabilizuar Kosovën, dhe me deklaratat se nuk do ta njeh kurrë Kosovën si shtet pa i realizuar qëllimet e saj për gllabërimin e veriut të Kosovës me pasuri nëntokësore e mbitokësore marramendëse.

Administrata e Joe Biden-it me pompozitet e lajmëroi emërimin e Gabriel Escobarit – Zëvendës i Ndihmësit të Sekretarit shtetëror, Christopher Hillin- ambasador në Beograd dhe Jefrey M. Hovenier -ambasador në Prishtinë.

Nuk ka se pse të jenë të zhgënjyer SHBA-të, BE-ja dhe ambasadori Christopher Hill me Kosovën, sepse Kosova kërkon vetëm të drejtën e saj legjitime. Kosova nuk ka bërë asnjë krim në Serbi, por Serbia kriminale është ajo që kreu agresion gjenocidal në Kosovë.

Ambasadori Christopher Hill, do të duhej t’i bënte kritika Serbisë agresore gjenocidale kriminale për tërë ato kanosje që padrejtësisht po ia bën edhe sot Kosovës viktimë, përkundër tërë atyre krimeve që i ka kryer në Kosovë në më se 400 masakrat, përfshirë edhe masakrën e Reçakut të cilën e verifikoi në vend Wilijam Walker – asokohe ambasador i OSBE-së në Kosovë.

Mos zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi po dëshmon se SHBA-të, BE-ja, Escobari, Hilli dhe Hovenieri po dështojnë në misionin e tyre karshi të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.

Serbia agresore gjenocidale dhe Kosova viktimë, është sfidë e pastër si loti, që SHBA-të dhe BE-ja duhej ta kishin kaluar shpejt, natyrisht po të ishin partnerë ndërkombëtarë pa hile ndaj Kosovës dhe po të mos binin në dy gjunjët para Serbisë kriminale e mashtruese.

Ky konstatim mbështetet në moshën time dhe në përvojën më shumë se gjysmë shekulli në gazetarinë hulumtuese dhe në njohjen e historisë së kombit shqiptar autokton në Ballkan, i cili nuk ka okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, dhe sot është i detyruar të jetojë në trojet e veta, por në pesë shtete fqinje.

Ky konstatim mbështetet në Serbinë kriminale dhe serbët kriminelë, të cilët në Ballkan janë mbeturinë e hordhive të egra serbe të ardhura nga Karpatet, që në vazhdimësi kanë kryer gjenocide shekullore ndaj shqiptarëve autoktonë.

Si pasojë e Kongresit të Berlinit 1878, e Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913 dhe e Konferencës së Paqes në Paris 1920, ku fuqitë vendosëse për t’ia plotësuar dëshirat hegjemoniste Serbisë kriminale, më shumë se gjysmën e trojeve dhe të popullit shqiptar i lanë jashtë shtetit amë Shqipërisë.

Dhe sot po tolerohet që për një pakicë serbe në Kosovë, e cila i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, kjo pakicë serbe e dirigjuar nga Beogradi dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, synon ta copëtojë Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran.

Të gjithë analistët, studiuesit dashamirë të paqes dhe të sigurisë me fakte po argumentojnë se Serbia kriminale dhe serbët kriminelë kanë lidhje shekullore me Rusinë kriminale, dhe se për tu shkëputur nga Rusia, ndaj Serbisë kriminale duhen zbatuar sanksione rigoroze, sepse Serbia kriminale e kupton vetëm gjuhën forcës.

Bill Clinton, Madeleine Albright, Richard Holbrooke dhe Wesley Clark ia caktuan diagnozën Serbisë

Vendosmëria e Madeleine Albright-ish Sekretares së shtetit të SHBA-ve, dhe e Richard Holbroouke- ish diplomatit të SHBA-ve, të cilët me angazhimin e tyre dhe me dëshmitë nga Kosova, e bindën në vitin 1999 Presidentin Bill Clinton, që t’i jep urdhër gjeneralit Wesley Clark për të nisur sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi, duke e detyruar Serbinë kriminale të kapitullojë dhe të tërhiqet tërësisht nga Kosova, me çka u ndërpre spastrimi etnik ndaj shqiptarëve që e kishte planifikuar krimineli Sllobodan Millosheviq, gjë që e solli edhe lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Edhe në kohën e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në Kosovë, ekzistonin Rusia, Kina dhe OKB-ja, por vendosmëria e Presidentit Bill Clinton ia tregoi Serbisë kriminale vendin e merituar.

Kosova, shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët janë tepër të zhgënjyer me qëndrimet e buta e toleruese të SHBA-së dhe BE-së, që po i shfaqin ndaj Serbisë kriminale karshi Kosovës viktimë.

Të rikujtojmë se Serbia kriminale në agresionin gjenocidal që e kreu në vitet 1998/99 në Kosovë vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1.500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshëm shqiptare, rrëmbeu forcërisht nga shtëpitë 1643 shqiptarë autoktonë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Dialogu Kosovë-Serbi i padrejtë, skandaloz dhe në favor të Serbisë

Çfarë argumentesh tjera lypen nga diplomatët europianë, të cilët në vazhdimësi e kritikojnë Kosovën karshi provokimeve që po i bën Serbia kriminale.

SHBA-të edhe BE-ja janë fajtorët kryesor për dialogun e dështuar Kosovë-Serbi, për 11 vitet e harxhuara kot së koti, dialog gjithnjë i shantazhuar dhe në favor të Serbisë kriminale.

As SHBA-të dhe as BE-ja nuk u treguan konstruktive dhe të ndershme në dialogun Kosovë-Serbi në 11 vitet e kaluara, duke filluar që nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell, Miroslav Lajçak nga BE-ja, dhe Jon Bolton, Matheë Palmer dhe Richard Grenell nga SHBA-të, por gjithnjë mbajtën qëndrim pro Serbisë kriminale.

SHBA-të dhe BE-ja kohëve të fundit kanë intensifikuar kërkesën e tyre që Kosova dhe Serbia të përgatiten për kompromise të vështira.

Çfarë kompromisi mund t’i kërkohet të bëjë Kosova pas tërë atij agresioni gjenocidal të tmerrshëm të Serbisë në Kosovë?!

Kompromisin e kërkon Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq. Kompromis don të thotë vetëm favore Serbisë agresore gjenocidale për ta amnistuar dhe për ta shpërblyer Serbinë, në vend që Serbia kriminale të ndëshkohet për krimet e kryera në Kosovë.

Kosova po ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave serbe, po ta pranojë administrimin nga Beogradi të kishave, manastireve dhe patriarkanave, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët, por që Serbia kriminale me pushtimin e Kosovës i ka përvetësuar dhe ua ka ndryshuar pamjen, për çka ekzistojnë shumë dëshmi e fotografi, atëherë Kosova do ta humb shtetësinë e saj dhe nuk mund të funksionojë si shtet normal.

Sipas qëndrimeve SHBA-ve dhe të BE-së këtyre ditëve len të kuptohet se duhet harruar gjenocidi i Serbisë kriminale në Kosovë në vitet 1998/99, se duhen harruar tërë ato krime makabre ndaj shqiptarëve, karshi lotëve krokodili dhe karshi kukuvajkave mashtruese të Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq.

Të demaskohen mashtrimet e Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq

SHBA-të dhe BE-ja në Kosovë i kanë ambasadorët dhe përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it dhe të përfaqësive tjera ndërkombëtare, dhe kanë mundësi që çdo mashtrim të Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq ta verifikojnë brenda orës apo brenda ditës.

Këtu shihet dështimi i qëllimshëm të SHBA-ve dhe të BE-së në dëm të shtetit paqedashës të Kosovës.

Edhe me vendimin legjitim të Kosovës për zbatimin e zëvendësimit të targave serbe të kohës së kriminelit Sllobodan Milloshëviq me targa RKS të shtetit të Kosovës, po kritikohet vetëm Kosova besnike pro SHBA-ve dhe pro BE-së, dhe anashkalohet e lazdrohet Serbia kriminale, e cila i frikëson, i nxit dhe i organizon në vazhdimësi grupet kriminale serbe për protesta dhe bllokim të rrugëve në Veri të Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij lidhur me zbatimin e vendimit për targat e automjeteve serbe që në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq bëri dy shtyrje të afateve deri më 1 nëntor 2022, kur duhej të zbatohej ky vendim.

SHBA dhe BE, direkt dhe nëpërmjet shteteve të QUINT-it, ditë më pare kërkuan nga Kosova shtyrjen e këtij afati edhe për 10 muaj.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij në shenj respekti ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë propozuan një modifikim të ri korrekt prej tri etapave. Nga 1 nëntori gjer më 21 nëntor do të ketë masë qortimi, paralajmërimi. Nga 21 nëntori 2022 gjer më 21 janar 2023 masa e gjobitjes. Nga 21 janari 2023 targa provuese dhe. Nga 2 prilli nuk do të lejohen targa tjera në Republikën e Kosovës.

Christopher Hill-ambasador i SHBA-ve në Beograd, në debatin në Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Beograd më 28 tetor 2022, deklaroi se, “Jam shumë i zhgënjyer që çështjet si energjia elektrike dhe targat lënë anash tema të mëdha si lufta në Ukrainë, energjia, ushqimi dhe armët nukleare, që janë shumë më të rëndësishme targat e makinave”.

Ambasadori Hill nuk duhet ta anashkalojë faktin se tashmë 23 vite serbët në Veri të Kosovës nuk po paguajnë për energjinë elektrike që e harxhojnë, si edhe për ujin dhe shërbimet komunale, për të cilat miliona euro po paguhen nga Buxheti i Kosovës, para të taksapaguesve të Kosovës.

Ambasadori Christopher Hill, në pritjen që u bëri biznesmenëve amerikanë në Ambasadën në Beograd, të cilët e vizituan Serbinë, më datë 31 tetor 2022, para gazetarëve deklaroi se, “Tejkalimi i kontestit rreth targave nuk do t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjeve kyçe mes Beogradit dhe Prishtinës. Kosova ndjehet se ndodhet në zonën gri ku bëhet fjalë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe në OKB, ndërsa Serbia ka të drejtë të pyes çdo të bëhet me bashkësinë serbe në Kosovë, a mund të gjejnë mbështetje dhe mbrojtje ligji të ruajnë identitetin. Këto janë çështje kyçe, që çështja e Kosovës të internacionalizohet dhe bashkësia serbe të mos harrohet. Anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtare dhe e ardhmja e bashkësisë serbe nuk zgjidhen me targat”, tha veç tjerash Hill.

Ambasadori Hill duhet ta dijë se pakica serbe në Kosovë, të drejtat e saj i ka të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, gjë që as për së afërmi nuk i kanë shqiptarët që jetojnë në Serbi në Luginën e Preshevës, të cilët numerikisht janë shumë më tepër sesa serbët në Kosovë.

Z. Ambasador Kosova është përkrah SHBA-ve dhe BE-së, dhe se i ka vënë sanksione Rusisë kriminale për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, gjë që me arrogancë refuzon ta bëjë Serbia kriminale.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Makespres” autobusët edhe sot nuk janë në qarkullim

Story i radhës

Qeveria: Një metër kub dru për zjarr mund të shitet deri në 6.429,00 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë