SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe zotohen të rrisin kostot për Rusinë

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë pohuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar rritjen e kostove ndaj Rusisë për pushtimin e saj “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” të Ukrainës, thotë Shtëpia e Bardhë.

Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson folën në një video-telefonatë të hënën.

Udhëheqësit “theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Kujtojmë që e gjith bota është në përkrahje të Ukrainës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë”, Florjana tregon historinë e saj

Story i radhës

Ekskluzive/ Besimi: Jemi duke përgatitur masa për balancimin e rritjes së çmimeve

Të fundit nga