Ekskluzive/ Besimi: Jemi duke përgatitur masa për balancimin e rritjes së çmimeve

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë ka folur për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se rritja e çmimeve në berzat evropiane ndikon edhe tek çmimet në RMV.

“Çmimet që rriten në bursat evopriane ashtu përcillen edhe tek ne. Të gjithë energenseve, të derivateve të naftës, energjisë elektrike, gazit natyrorë. Disa herë janë rritur çmimet, jo 10 apo 20 përqind, por disa herë kemi rritje të çmimeve. Kjo tani më është alarmuese me atë që ndodhë në tregun e energjetikës dhe ne në këtë drejtim kemi sot një takim në Qeveri me përfaqësues, jo vetëm të resorëve ekonomik, por edhe me ekspert të jashtëm, të diskutojmë gjendjen dhe po përgatisim edhe masa të cilët në ditët në vijim, Qeveria do t’i prezanton, si të ndikohet, balancohet dhe të amortizohet rritja e çmimeve për produktet bazike por edhe për energenset” tha Besimi.

Story i mëparshëm

SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe zotohen të rrisin kostot për Rusinë

Story i radhës

Dita Ndërkombëtare e grave -8 marsi

Të fundit nga