Ne kishim kërkuar që SHBA të tërhiqeshin nga Evropa. Kërkonim ta rimarrim Ukrainën, sepse ajo dëshironte të bëhej pjesë e EU dhe NATOS. Ky do të ishte një rrezik i drejtpërdrejtë për ne. Po ashtu kërkonim që Evropa Lindore të ishte nën influencën tonë. Pasi t´i arrinim këto synime, nuk është e vërtetë se ne do t´i bënim pastaj presion perëndimit, për dominonim mbi Evropën. Për këtë na beson Kina, India, shtetet arabe, Turqia, Vendet e Painkuadruara, shumë shtete afrikane dhe sidomos Serbia.
Nëse ne kërkonim Rend të Ri Botëror, atëherë kërkonim që të vendosnim marrëdhënie vëllazërore, ku të gjithë njerëzit t´i respektonin dhe t´i donin udhëheqësit e përjetshëm të tyre.
Tash po e shohim se Biden e priti në Shtëpinë e Bardhë Zelenskyn, armikun tonë, të cilit i premtoi ndihmë financiare dhe sistemin raketor Patriot të mbrojtjes, që ne na ka shqetësuar tej mase.
Por sikundër përgjigje, në të njëjtën kohë edhe ne kishim organizuar takim me udhëheqësit ushtarak dhe presidenti ynë Putin, e shpalosi programin luftarak, ku premtoi se Rusia do t´i realizoi synimet e veta, pa marr parasysh se kush dhe si do ta përkrah Zelenskyn.
Ne do të derdhim miliona dhe miliarda, për modernizimin e ushtrisë sonë. Do të derdhim miliona e miliarda, për armatim modern dhe të përsosur. Do të derdhim miliona e miliarda për mobilizimin e rekrutëve të rinj dhe po ashtu miliona dhe miliarda, për programet sociale për popullin tonë.
Përpos kësaj, ekspertët propagandist të qendrave tona televizive, çdo ditë dalin me tema të reja dhe sapo deklaruan se Rusia, do të marshoi deri në Berlin dhe Washington.
Pra këto janë planet tona afatgjata, sapo ta pushtojmë Ukrainën. Rusinë ose do ta bëjmë fuqi botërore, ose do ta zhbëjmë fare. A jemi ne rusët, djemtë e Leninit dhe Stalinit, apo kush leshin jemi.
Sapo Vuçiqi e dëgjoi programin e shpalosur nga Putini, fluturoi nga frymëzimi dhe menjëherë udhëheqësit ushtarak i aktivizoi për veprim.
Së pari kishte fjetur një natë të tërë me komandantin e ushtrisë dhe të nesërmen i organizoi protestat në Veriun e Kosovës.
Tubimit iu drejtua edhe me një video ku kërkonte që barrikadat do të largohen, vetëm atëherë kur të krijohet Asociacioni me kompetenca të plota.
Unë nuk shitem te askush dhe nuk i nënshtrohem asnjë presioni nga liderët perëndimor, i trimëronte të pranishmit.
Unë me kohë Kosovës dhe perëndimit u kam kërkuar që mos ta nënçmojnë durimin e popullit serb, sepse ne dimë si të mbrohemi dhe si t´u përgjigjemi provokimeve të shqiptarëve.
Ne me kohë kemi kërkuar që ta largoni Kurtin, nga skena politike. Këtë e ka kërkuar dhe po e kërkon edhe sot opozita kosovare. Ne me kohë iu kemi lutur, për Asociacionin. Ne me kohë iu kemi lutur, për ndarjen e Kosovës. Ne me kohë iu kemi lutur, për lejimin e kthimit të forcave tona në Kosovë. Ne me kohë iu kemi lutur, që të na ktheni Kosovën. Ne me kohë iu kemi lutur dhe jemi angazhuar për Ballkanin e Hapur, por kot.
Pasi të gjitha kërkesat e tona u injoruan dhe kanë hasur në vesh të shurdhër si nga Kosova, po ashtu edhe nga perëndimi ne na u desh të reagonim.
Ju duke mos i dëgjuar shqetësimin e Serbisë, presidentit tonë Vuçiqit dhe Bërnabiç – kës, sot i kemi barrikadat në veri.
Aty ne i kemi grumbulluar milicinë, ushtrinë, paramilitarët e Milosevicit, Sheshelit etj. nga Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Veriu i Kosovës (kuptohet me uniforma të kamufluara) si dhe Wagnerat dhe ujqit nga Rusia.
Pra shtrohet pyetja, kush do t´i largoi barrikadat. Kush e ka guximin ta filloi i pari konfliktin. Ju po e dëgjoni Putinin. Kush e filloi i pari, po thot. Nga kjo po kuptohet që Ukraina e paska sulmuar Rusinë. Të njëjtën pyetje do ta parashtrojmë edhe ne. Vallja sa po ka filluar.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO