Befason Reali, synon mesfushorin e Juventusit

Mediumi spanjoll “Diario AS” sugjeron se mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli shihet si një opsion i Carlo Ancelottit për tu transferuar te Real Madridi.

Mesfushori italian mbush 25 vjet muajin e ardhshëm dhe u transferua te Juventusi nga Sassuolo në vitin 2021 në formë huazimi me të obligimin për ta bërë transferimin permanent në vitin 2023 për një total prej 30 milionë eurosh dhe bonuset, raporton KosovaPress.

Locatelli gjithashtu ishte i lidhur me një kalim te Arsenali, i cili kishte provuar të siguronte shërbimet e tij para se të transferohej te Juventusi, duke ofruar më shumë para.

Tani thuhet se Real Madridi është duke e monitoruar atë, por vetëm si alternativë e zgjidhjeve të para që shihen favorite nga kampioni evropian.

Opsionet e preferuar janë argjentinasi, Enzo Fernandez, i cili momentalisht gjendet te Benfica, dhe ylli i Anglisë e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA dhe Ukraina nuk po i dëgjojnë shqetësimet e Rusisë, por as Kosova, EU dhe Nato, nuk po i dëgjojnë shqetësimet e Vuçiqit!

Story i radhës

​Dimri dhe ndryshimi: si të përballesh me fundin dhe fillimin e ri

Të fundit nga