ShBA dhe Uellsi ndahen baras

November 21, 2022
1 minut lexim

Ka regjistruar edhe barazimi i parë në një ndeshje të Kampionatit Botëror 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi janë ndarë baras 1-1 në ndeshjen e Grupit B të këtij kompeticioni.

Nga një gol u shënua në secilën pjesë. ShBA-të kaluan në epërsi në minutën 36’ dhe realizues ishte Weah.

Kur po mendohej se tre pikët e plota do t’i takonin ShBA-ve, në skenë doli sulmuesi Gareth Bale i cili barazoi rezultatin tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas ndeshjeve të para, grupin B e kryeson Anglia me tre pikë, e pasuar nga ShBA dhe Uellsi me nga një pikë si dhe e fundit është Irani pa pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jo më kot, këto produkte make up-i i gjeni gjithmonë ‘sold out’

Story i radhës

Mijëra fëmijë përfundojnë rrugëve duke kërkuar lëmoshë e jo duke ndjekur mësimin

Të fundit nga

ShkoLartë