SHBA dhe aleatët pritet t’i heqin Moskës statusin e vendit më të favorizuar në tregti

March 11, 2022
1 minut lexim

Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë të premten se Uashingtoni së bashku me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të Grupit të Shtatëshes, do të ndërmarrin masa për t’i hequr Rusisë statusin e kombit më të favorizuar në tregti për shkak të agresionit në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga një burim në dijeni të çështjes, i cili foli në kushte anonimiteti.

Heqja e këtij statusi do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate t’i vendosnin tarifa importeve ruse, duke e izoluar edhe më tej ekonominë e këtij vendi.

Ky zhvillim vjen mes rritjes së trysnisë dypartiake në Uashington për të anuluar atë që njihet zyrtarisht si marrëdhënie normale tregtare e përhershme me Rusinë. Ai vjen disa ditë pasi Presidenti Biden vendosi të ndalojë importin e naftës dhe gazit rus.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden pritet të mbajë një fjalim të premten paradite për të njoftuar masat e aministratës kundër Rusisë, lidhur me përgjegjësinë e saj për nisjen e një lufte të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës.

Kanadaja ishte aleati i parë i madh i SHBA-ve që i hoqi statusin e vendit më të favorizuar për Rusinë javën e kaluar.

Ky vendim i administratës Biden u njoftua fillimisht nga Bloomberg News./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

As New Crypto Sanction Screening Tool Launched, Tornado Cash Keeps Mixing and FBI Chimes In

Story i radhës

Në vend se të kërkoni falje për gjithçka, mund të thoni këto fjalë

Të fundit nga

ShkoLartë