shasivari kujtesa historike eshte pergjegjesi e ardhmja eshte obligimi yne 6acb9827d9057

Shasivari: Kujtesa historike është përgjegjësi, e ardhmja është obligimi ynë

October 11, 2026
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore, të organizuar nga Qeveria në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë.

Në nderim të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë historike, Shasivari theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të përcjelljes së vlerave të guximit, sakrificës dhe përgjegjësisë te brezat e ardhshëm.

Ai nënvizoi se respektimi i historisë duhet të shoqërohet me angazhim të vazhdueshëm për ndërtimin e institucioneve të forta, një shoqërie të drejtë dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

„Respektimi i historisë është përgjegjësi ndaj së kaluarës, ndërsa ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë është detyrimi ynë ndaj qytetarëve“, theksoi ministri Shasivari.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlashent sata pjese e big brother vip ja si pergjigjet artisti 6acb957e8deb6
Lajmi i mëparshëm

Vlashent Sata pjesë e “Big Brother VIP”? Ja si përgjigjet artisti

e gjejne te vdekur ne shtepine e tij ne kercove vajza nuk po arrinte ta kontaktonte 6acb99724ef98
Lajmi i radhës

E gjejnë të vdekur në shtëpinë e tij në Kërçovë, vajza nuk po arrinte ta kontaktonte!

Të fundit nga

ShkoLartë