Këngëtari dhe kompozitori, Vlashent Sata, ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një format ku emri i tij është përfolur disa herë.
I ftuar në emisionin “Lancio” me David Priftin në Top Albania Radio, ai u pyet nëse ka dëshirë që të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Artisti u shpreh se nuk e di nëse do të bëhej pjesë, duke shtuar se ka dëshirë që të jetë sa më pranë publikut.
Pjesë nga intervista:
David: Do flasim pak për “Big Brother”. Vlashent Sata, çdo vit emri jot lakohet
Vlashent: Nuk është e vërtetë
David: Është shumë e vërtetë
Vlashent: Nuk më ka thënë njeri
David: Emri jot lakohet që ti do jesh banor i “Big Brother VIP Albania”. Edhe këtë vit, mua personalisht më ka ardhur në vesh kjo fjalë. A qëndron apo jo?
Vlashent: Kur të më vijë në vesh, do t’a çoj në tru dhe do t’a nxjerr nga goja përgjigjen.
David: Më thuaj, po apo jo?
Vlashent: Me thënë të drejtën nuk e di
David: Do kishe dëshirë?
Vlashent: Për formatin jo, për dëshirë për të qenë pranë njerëzve po. Kur them për formatin…
David: Që të jesh i izoluar
Vlashent: Më duket lojë me njerëzit dhe unë jam tip goxha emocional. Kam rastisur që kam shkuar e përshëndetur në një format të ngjashëm dhe më janë dukur ato njerëz sikur kanë bërë elektroshok.
David: Do bëje kompromis me këtë? Se thua për formatin jo se nuk e di nëse e shikon veten të përshtatur në atë strukturë mediatike, por nga ana tjetër thua dua të jem afër popullit. A do bëje kompromis për këtë që Vlashent Sata të njihej në një spektër shumë më të gjerë?
Vlashent: Nuk e di. Betohem, më ke kapur në flagrancë. Nuk e di, ta them troç.
Burimi: botasot.info


