Shaqiri në takim me SASHK-un: kthimi i nxënësve në bankat e shkollës është prioritet

April 13, 2022
min lexim

“Vendimi i SASHK-ut për organizimin e grevës së përgjithshme në arsim jo vetëm që nuk e tejkalon sfidën, por përkundrazi krijon probleme shtesë. Prandaj Ju bëjmë thirrje Juve udhëheqësisë së sindikatës që të ndryshoni politikën e shprehjes së pakënaqësisë në këtë mënyrë dhe t’i jep mundësi dialogut social. Ju si organizatë sindikale edhe ne si institucion e dijmë shumë mirë se kjo është alternativa më e mirë për tejkalimin e çdo situate ku ekzistojnë mosmarrëveshje”.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me kryetarin e SASHK-ut , Jakim Nedelkov, ku u bisedua për disa tema që kanë të bëjnë me sistemin arsimor në vend.

“Mospranimi i fëmijëve në shkolla dhe mos realizimi i orëve ndikon në socializimin e nxënësve dhe krijon zbrazëtira në njohurit të cilat janë më të vështira për t’u plotësuar. Ata tashmë kanë humbur shumë nga mësimdhënia e tyre, duke mësuar në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme të pandemisë për më shumë se një vit e gjysmë. Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë , për këtë po punojmë dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë , ashtu siç kemi vepruar edhe në tre raste gjatë viteve të kaluara, duke rritur të ardhurat personale të punonjësve të shkollave me mbi 21%. Por në ndërkohë, prioritet i përbashkët duhet të jetë kthimi i nxënësve atje ku e kanë vendin”, theksoi Shaqiri.

Ministri gjithashtu theksoi se çdo ditë e humbur në mësim për shkak të grevës, nënkupton vazhdim i vitit shkollor pas datës 9 qershor, duke pasur parasysh se dispozitat ligjore nuk lejojnë uljen e programeve mësimore në rrethana të këtilla. Për këtë shkak pushimi i nxënësve duhet të shtyhen në mënyrë përkatëse me numrin e ditëve të humbura, ndërsa në përputhje me ndryshimet që do të bëhen në kalendarin për organizimin e vitit shkollor 2021/2022.

“Kjo situate do të shkaktojë edhe prolongimin e të gjitha afateve të përcaktuara më parë për provimin e maturës shkollore, për regjistrimin në shkollat e mesme, por edhe në institucionet e arsimit të lartë në vend dhe jashtë vendit. Gjithashtu, mbyllja e shkollave pamundëson të drejtën e rreth 500 mësimdhënësve për t’iu nënshtruar provimit profesional si bazë për punësim të mëtutjeshëm me kohë të pacaktuar” u shpreh ministri.

MASH respekton plotësisht të drejtën e sindikatës për grevë dhe në asnjë moment nuk e pengoi realizimin e saj. Por, shqetësuese është forma dhe koha në të cilën po mbahet. Megjithatë, jemi të përgatitur ta vazhdojmë dialogun, por pa kushtëzime dhe kërkesa joreale nga pala tjetër, të cilat vetëm sa i komplikojnë negociatat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Podujeva pa shteg të atletikës! Shala: Llapi stërvitet nëpër rrugë, livadhe e parqe të shtruara me kocka…

Story i radhës

Pritet dorëheqja e drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi

Të fundit nga

ShkoLartë