Shaqiri: Ne dëgjojmë të rinjtë për ndryshimet në politikat arsimore

June 1, 2022
min lexim

Të rinjtë janë në fokus të politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Me reformat themelore të arsimit, sigurojmë arsim ​​gjithëpërfshirës, inkluziv dhe të integruar dhe realizojmë tre prioritetet kryesore të Qeverisë në fushën e politikave për rininë, të cilat janë: ulja e papunësisë tek të rinjtë duke rritur punësueshmërinë, përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse si dhe zhvillimi i kapaciteteve të tyre dhe dhënien e mundësisë për të krijuar një shoqëri të përshtatur për ta.

Këto i tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konsultimet nacionale për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të vendit për vitet 2022-2042, në pjesën që ka të bëjë me rininë.

Ministri theksoi se zhvillimi i vendit është i pandashëm nga arsimi. Prandaj rëndësia e ndryshimit në të gjitha nivelet e arsimit.

„ Ndryshimet që po bëjmë në arsimin e mesëm profesional janë për të formuar të rinj të gatshëm për të përmbushur kërkesat e tregut të punës. Në dialog me të gjitha palët e interesuara: komunat, shkollat ​​e mesme profesionale dhe komunitetin e biznesit, për të dytin vit radhazi ne përcaktojmë nevojat reale të stafit profesional në nivel lokal, hapim paralele duale pikërisht për ato profesione, së bashku përgatisim programet mësimore dhe u mundësojmë nxënësve të fitojnë trajnime praktike drejtpërdrejt në vendin e punës në kompani. Gjithashtu nxënësit e klasave të nënta i njoftojmë për mundësitë e edukimit në çdo shkollë profesionale, në komunat ku ata jetojnë. Në kushtet deficitare të kuadrit profesional, ky model i arsimit siguron kyçje të suksesshme në tregun e punës, por, njëkohësisht ,për të rinjtë që dëshirojnë të përmirësojnë arsimin e tyre, ofron mundësi për avancimin e sukesshëm akademik të fakulteteve teknike”, theksoi Ministri Shaqiri

Marrja e njohurive për sipërmarrjen është një nga standardet kombëtare për arritjet e nxënësve në arsimin fillor, dhe atë, siç theksoi Shaqiri i rrit kompetencat e nxënësve për të ndërmarrë iniciativa, për të krijuar ide dhe për t`i kthyer ato në produkt apo shërbim, me ç `rast i përforconë potencialet e të rinjve për realizimin jetësor të tyre.

Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të rinjtë janë partner serioz që merr pjesë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

„ Politikat, masat dhe proceset që kanë të bëjnë me të rinjtë, arsimimin e tyre dhe standardin e të rinjëve i diskutojmë drejtëpërdrejtë me ata. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e hapur ndaj nismave, ideve dhe propozimeve të tyre, sepse të rinjtë e dinë më së miri se çfarë ju duhet. “, tha Shaqiri, duke përmendur shembullin e maturës, e cila, në kërkesë të nxënësve të shkollave të mesme për shkak të pandemisë nga viti i kaluar janë shkurtuar programet për provimet eksterne, ndërsa këtë vit për shkak të ndërprerjes së mësimit, pyetjet për provimet eksterne do të përfshijnë materialin përfundimisht deri në muajin mars..

Në vitet e fundit MASH ka punuar në mënyrë aktive në një nga pyetjet ku të rinjtë janë më të zëshmit, dhe ky është standardi i tyre, duke i afruar bursat me nevojat e tyre, si nga pikëpamja e diversitetit poashtu dhe nga pikëpamja e rritjes së shumave.

Shaqiri theksoi se edukimi digjital është pjesë e pashmangshme e procesit të ndryshimit arsimor. MASH në mënyrë aktive në planin e veprimit të Komisionit Europian për Arsimin Digjital 2021-2027, përmes intensifikimit të procesit të digjitalizimit dhe përdorimit të materialeve mësimore digjitale, tabelave smart dhe digjitalizimit të shërbimeve arsimore.

“Arsimimi është ai që i vendos të rinjtë në rrugën drejt punësimit, realizimit të potencialeve personale dhe jetës cilësore. Gjithashtu arsimi është pikërisht ai që ndërton shoqëri të mirëqenies, të cilat rrëmbejnë hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe prosperitetit. Por, në mënyrë që sistemi arsimor të arrijë këto synime, i domosdoshëm është konsensusi kombëtar që duhet të ndërtojmë parimet mbi të cilat bazohen sistemet arsimore që tregojnë rezultatet më të mira në matjet përkatëse të njohurive dhe aftësive “, ka përfunduar Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Rezultatet e konsultimeve kombëtare, përveç përgatitjes së Strategjisë së Zhvillimit për 20 vitet e ardhshme, do të përdoren për përgatitjen e përcaktimit të angazhimeve kombëtare që do të prezantohen në Samitin Global të Kombeve të Bashkuara, si dhe për avancimin e Strategjisë së Arsimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjiko habit me deklaratën e papritur: Nuk e dija që kisha dy vëllezër binjakë

Story i radhës

​Polonia fiton me përmbysje ndaj Uellsit në ndeshjen e parë të grupit në Ligën e Kombeve

Të fundit nga

ShkoLartë