Gjiko habit me deklaratën e papritur: Nuk e dija që kisha dy vëllezër binjakë

Reperi i njohur Gjiko është shfaqur së fundmi nën praninë e dy vëllezërve binjak Romeo dhe Donald Veshaj.

Artisti i  cili është goxha aktivë në rrjetet e tij sociale ka postuar një video ku tregon se ka gjetur ‘vëllezërit e tij binjak’. Gjiko gjendet nën shoqërinë e aktorëve të humorit dhe në sy bie se treshja janë të veshur me bluze të bardha dhe kapele të zeza duke bërë kështu që të kenë një ngjashmëri të madhe me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Gjiko: “Përshëndetje, spao mora vesh që kisha dy vëllezër binjakë…

Donaldi: Domethënë jem tre. Se di si i ka mbajtur barku tre gomerë si puna jonë.

Romeo: Unë për  vete jam kalë.

Donaldi: Unë isha demi, po ti kush je?

Gjiko: Unë jam… muuu

Rikujtojmë se ky vit nuk ka qenë i qetë për Gjikon. Një vajzë e panjohur për publikun e ka akuzuar reperin se e ka mashtuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ajo ishte vetëm 16-vjeç.

Mediat kosovare kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës që pretendon se është mashtruar dhe përdhunuar nga reperi. E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. “Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve. Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë më ka dhënë narkotikë e më pas kemi pasur marrëdhënie seksuale. Këtë nuk do ta bëja asnjëherë po të isha në gjendje normale”, -thuhet në deklaratën e vajzës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime.

Gjiko ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat që i ka quajtur të sajuara. Reperi po ashtu ka bërë me dije se ka paditur ata që kanë ‘sajuar’ dhe disa media. “Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Ndërkohë, sa i përket deklaratave se vajza në fjalë ka dhe video, ai bëri thirrje publikisht se nëse ekziston një video e tillë ta publikojnë. “Nëpër gazeta po shkrujnë për mu që e paskan një video që unë e pasna dhunu dikan. Nëse e kanë atë video i them lirisht, të lutem publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për me e pa atë video. Ajo video nuk ekziston se nuk u bo kurrë, nuk ka ndodh kurrë se unë kurrë në jetë teme nuk e kam dhunu kërkën. Andaj qysh i kam bo paditë përpara kam me vazhdu me bo padi për krejt senet që i publikoni të pavërteta për mu. Kështu që ju vazhdoni me lajme unë vazhdoj me padia edhe e kqyrim në gjygj kush është tu rrejt e kush është tu e thonë të vërtetën. Kaq kisha, faleminderit shumë ditën e mirë vazhdoni javën, një Ramazan të këndshëm”– ka thënë reperi.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mascherano: Guardiola, është i pakrahasueshëm

Story i radhës

Shaqiri: Ne dëgjojmë të rinjtë për ndryshimet në politikat arsimore

Të fundit nga