Shaqiri: Gjysmëmaturantët lehtë do të vendosin se ku do të vazhdojnë arsimin e mesëm nëse shohin se çfarë kuadri mungon në tregun e punës

May 31, 2022
1 minut lexim

Politika e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është orientuar drejt avancimit dhe promovimit më të madh të arsimit të mesëm profesional, sepse është deficitar dhe kemi mungesë të kuadrit profeional në vend. Kjo do të thotë se përzgjedhja e shkollës së mesme profesionale është vendim i cili ofron një mundësi më të madhe për prosperitet personal, për punësim të shpejtë pas diplomimit, por edhe bazë të mirë për zhvillim të mëtejshëm akademik.

Kështu deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me rastin e ditës së hapur të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Shkup ku nxënësit e shkollave fillore nga komuna e Çairit u njoftuan me profesionet dhe drejtimet arsimore që i ofron shkolla për vitin shkollor 2022-2023, me programet dhe mundësitë për trajnim praktik. Ai gjithashtu ju bëri thirrje të rinjve që të mos ngurrojnë që të zgjedhin arsimin profesional.

“Unë i këshilloj gjysmëmaturantët që të udhëhiqen nga dëshirat dhe afinitetet personale, por gjithmonë të kenë parasysh informacionin se çfarë lloj arsimi kërkohet në tregun e punës. Kështu më lehtë do të sjellin vendimin, sepse do të shohin se është arsimi profesional”, theksoi Shaqiri, duke shtuar se “Cvetan Dimov” është një shkollë e shkëlqyer e cila tashmë është integruar me sukses në shoqëri dhe në proceset shoqërore

“Mos e humbisni rastin të bëheni njerëz të zellshëm, përplot me njohuri dhe aftësi praktike që do t’ju sjellin prosperitet”, porositi Shaqiri nxënësit e shkollave fillore në Çair.

Ai vlerësoi stafin e shkollës, për të cilin tha se është kombinim i mësimdhënësve me përvojë, por edhe i kolegëve më të rinj të cilët i janë përkushtuar plotësisht kësaj pune, ndërsa rikujtoi se objekti i shkollës është i rikonstruktuar dhe i pajisur mirë për mësim.

Për vitin shkollor 2022-2023, SHMQSH “Cvetan Dimov” sipas Konkursit për regjistrim do të ketë 12 paralele për disa drejtime arsimore në profesionin ekonomiko – juridik dhe tregti dhe në atë shëndetësor. Risi është hapja e një paralele për motër medicinale në gjuhën turke.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasada gjermane në Shkup: Nesër hapen terminet për viza pune

Story i radhës

PSG-ja firmos me talentin 19-vjeçar deri në 2026-ën

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë