Shamia vetëm arsyetim, qëllimi është “Zajednica”

min lexim

Përqendrimi i faktorit ndërkombëtar tek problemet e ashpërsuara kohëve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që Qeveria dhe Presidenca, tu nënshtrohen presioneve nga jashtë dhe zbutin qëndrimet e deklaruara më herët, për të shkelur premtimet e veta dhe realizuar “zajednicën”, e cila, urojmë që të paktën të jetë pa kompetenca ekzekutive, siç thuhet deklarativisht në prononcimet e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, SHBA-BE  

Pasi që askush në Kosovën e mjerë, nuk doli t`ia ndalonte, me kohë turrin kuislingut Hashim Thaçi i cili bashkë me renegatin Isa Mustafa, përveçse nënshkruan, dy herë marrëveshjen detyruan deputetët e partive të tyre që “zajednicën” ta miratonin edhe në Kuvend, Serbia bazuar në këtë akt të rëndë kundërkushtetues, sidomos pas tentimit, dy-tre javë më parë, për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, përveç nxitjes së bandave kriminale për ngritjen e barrikadave në veri, ajo po zhvillon një fushatë shumë të egër deri te propaganda me retorikë të hapur luftënxitëse, kundër Kosovës. 

Kjo retorikë e mbështetur në vijimësi edhe Rusia, e jo pak herë edhe nga opozita e inkriminuar, ka bërë që z. Eskobar ti preferojë Kosovës, gjetjen e mënyrave, për krijimin e asociacionit, por pa kompetenca ekzekutive dhe brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës.

Megjithatë në marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi e Mustafa, janë të paktën 23 nene të cilat bien në kundërshtim të hapur me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, prandaj përshtatja e tyre dhe krijimi i kushteve për formimin e “zajednicës”, duket se do ta detyrojë Qeverinë dhe Kuvendin, që të bëjë “ndryshime të pjesshme” apo të ashtuquajturat “përshtatje dhe korrigjime të nevojshme”, të Kushtetutës së vendit, për formimin e zajednicës!  

Prandaj Albin Kurti në mënyrë që të mos akuzohet se ai vet, po e ndryshon Kushtetutën për formimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, i cili duket se vuan shumë dhe është tepër i stër-ngarkuar me “idenë” utopike, se kinse për ta marrë pushtetin, atë gjoja e kan ndihmuar edhe një grusht votash të islamistëve fanatik, ka nxitur vet-qëllimisht, duart e zgjatura të Erdoganit, që me kërkesat për shamia, ata të bëhen iniciatorët e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës.    

Kështu që njëkohësisht me kërcënimet e pareshtura për “luftë”, që vijnë vazhdimisht nga Serbia kundër Kosovës edhe hoxhallarët turko-arab, u vërsulën ta paraqesin në mënyrë sa më të shumë-zhurmshme kërkesën për futjen e shamive, pasi që përveç vendimit admistrativ të Ministrisë së Arsimit, edhe neni 8 i Kushtetutës së Kosovës, ndalon futjen e mbulesave turko-arabe për vajzat minore shqiptare nëpër shkolla.  

Faktin se tashmë, përfundimisht është marrë vendimi që për formimin e asociacionit një etnik serb, e dëshmoi edhe vet Presidentja, e cila megjithëse u shpreh në mënyrë të tërthort, se kinse Kushtetuta do të ndryshohet, për futjen e mbulesave turko-arabe, nëpër shkollat e shtetit laik evropian të Kosovës, ky është vetëm arsyetimi, që tu hapet dera ndryshimeve kushtetuese dhe të ashtuquajturës, përshtatje të neneve, ndërsa shkaku i vërtet i ndryshmeve ligjor e kushtetuese, është formimi i asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, të njohur ndryshe në publik edhe si “zajednica”!  

Vet Kurti e ka parapërgatitur në mënyrë të atillë perfide ndryshimin e Kushtetutës, ndaj dhe ceku qëllimisht, mbulimin e vajzave nga mosha 16 vjeçare, por jo më nga moshën 13 vjeçare siç bënte në fushatën zgjdhore, për të lënë 2 vite diferencë me moshën 18 vjeçare kur fëmijët edhe sipas ligjit fitojnë të drejtën të vendosin vet për vete, për të krijuar përshtypjen në opinion se kinse, ai gjithë hallin e ka vetëm te mbulesat turko arabe dhe për to, është në gjendje bashkë me presidenten, ta ndryshojë edhe Kushtetutën, pa cekur formimin e “zajednicës”, formimi i të cilës është qëllimi kryesor dhe përgjigjen për te, Kurti duhet ta jap më18 gusht, në Bruksel.

Këte e vërtetojnë edhe prononcimet e sekretarit Blinken dhe zëvendës-ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili në fillim të këtij muaji, kërkoi nga kryeministri dhe presidentja që të shqyrtohet mundësia për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive, pa krijuar shtet në shtet dhe pa cenuar tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, akt që megjithatë, e bënë të domosdoshme, jo vetëm përshtatjen e neneve të cilat bien ndesh me Kushtetutën, por ndoshta edhe ndryshimin e pjesshëm të ndonjë aneksi kushtetues, në mënyrë që krijohen “mundësitë” e detyrueshme, për formimin e “zajednicës”, pa dal “jashtë” kornizave ligjore dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.  

Kështu që Kurti duke e ditur se, për përshtatjen e neneve kundërthënëse të “zajednicës”, në ndonjë pjesë, do duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta, pikërisht në prag të takimit të tij me Vuçiqin në Bruksel, ka nxitur kaq për ngut hoxhallarët ekstremist islamik, që të dalin me kërkesën kaq të befasishme, për shamia dhe atë vetëm pak ditë para nisjes së zbatimit të vendimit për targa e reciprocitet të dokumenteve me Serbinë.

E krejt kjo parodi panislamike, që Kurti të mos akuzohet nga qytetarët, se pikërisht ai si kundërshtuesi më i madh i “zajednicës, e iniciojë vet ndryshimin e Kushtetutës, për krijimin e asociacionit kundërkushtetues një etnik serb, ndërsa e vërteta është se qëllimi i gjithë kësaj zhurme të pa kripë, u bë pikërisht për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të formohet “zajednica” serbe, përgjigjen për të cilën Kurti, siç u cek edhe më lartë, duhet ta jap më 18 gusht, para ndërmjetësuesve të BE-së në Bruksel.  

Dhe në krah të “zajednicës” Kurti planifikon që në Kuvend të miratohet edhe futja e shamive turko-arabe nëpër shkolla, për shkaktimin me një të rënë, të dy plagëve të mëdha në trupin e shtetit tonë të vogël, duke rrezikuar hapur bazamentin e njëtrajtshmërisë së pjesëtareve të kombit tonë me besime tjera, kërcënuar themelet e qëndrueshmërisë vertikale të popullit shqiptar dhe bërë edhe më të pasigurt, të ardhmen e Kosovës dhe kombit shqiptar, në gjithë Ballkanin Perëndimor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Oracle heton algoritmet e TikTok dhe praktikat e moderimit

Story i radhës

​Ukraina lë të kuptohet se një kundërsulm mund të fillojë së shpejti

Të fundit nga