Në fillim të vitit seritë Galaxy S22 erdhën me kamera më të mira, afate më të gjata përditësimesh, dizajnë të rafinuara e shumë të tjera.
Ndërsa përdoruesit që i panë këto ndryshime si të vogla, në të vërtetë seritë Galaxy S22 janë shitur më mirë sesa Galaxy S21.
“Seritë Galaxy S22, lançuar në gjysmën e parë të vitit, kanë pasur shitje solide me rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë,” tha Samsung gjatë publikimit të raportit financiar për tre mujorin e tretë të vitit.
Edhe Samsung nuk thotë qartazi se Galaxy S22 është shitur më mirë se Galaxy S21, Samsung thotë se modelet e reja po ndihmojnë kompaninë më mirë financiarisht.
Samsung la të kuptohej se edhe gjenerata e re e pajisjeve me ekran që palosen Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 po shiten më të mirë sesa paraardhësit.
Kjo nuk duhet të jetë surprize duke qenë se me çdo gjeneratë të re Samsung ka shitur më tepër sesa gjenerata e kaluar sa i përket pajisjeve me ekrane që palosen.
Lehtësisht mund të thuhet se Samsung po kalon një moment të mirë në segmentin e smartfonëve premium. /PCWorld Albanian