Serbia, shkelësi më brutal i së drejtës ndërkombëtare (1990-2022) !

min lexim

Pas përfundimit të LDB-së (9 maj 1945) dhe, pas mbarimit të luftës së ftohtë (1990), Serbia është dëshmua si nga dhunuesit më brutal të drejtësisë së bashkësisë ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare, mbase ka kryer 3 gjenocide kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës (1990-1999).

Tanimë këtë të vërtetë e di e gjithë bota, përpos Serbisë agresore pushtuese, e cila prerazi mohon kryerjen e këtyre 3 gjenocideve kundër njerëzimiit, edhe pse krimet e tilla janë të ndaluara dhe të dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare; edhe pse për këto krime monstruoze fashistoide, sot dëshmojnë me qindra e mijëra viktima në varre individuale dhe në varreza kolektive në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovës (1990-1999).

Pra, edhe pse Serbia ka sheklur në mënyrë flagrante parimet dhe objektivat e Kartës së OKB-së; parimet e së drejtës ndërkombëtare; parimin e vetëvendosjes; parimin e mbrojtjes dhe të respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut, parimin e sovranitetit; parimin e mosndërhyrjes; parimin e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, kjo deri më sot nuk ka dhënë llogari e as përgjegjësi juridike ndërkombëtare, pikësëpari përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo tolerancë absurde dhe, krejtësisht johumane dhe joligjore  përbën difektin kryesor të drejtësië ndërkombëtare, të cilën Serbia, pas kryerjes së krimit të 3 gjenocideve të saj, në kohë paqeje po e shfrytëzon maksimalisht (duke u shtirur si paqësore) për aritjen e qëllimeve të saj hegjemoniste dhe kolonialiste si ndaj Kosovës, ashtu edhe ndaj vendeve të tjera fqinje të saj.

     Shqipëria, të kërkojë suspendimin e Serbisë gjenocidale nga OKB-ja, si dhe nga OSBE-ja !

 

(1) Për shkak se Serbia nuk po e njeh Republikën e Kosovës. Përkundrazi po përzihet në punë të brendshme të saj, duke e shantazhuar në tërë botën, që të mos njihet si shtet i pavarur dhe sovran;

(2) Për shkak se Serbia në Kushtetutën e saj të vitit 2006, ka sanksionuar klauzolën juridike se “Kosova  është pjesë territoriale  e Serbisë”;

(3) Për shkak se Serbia nuk po pranon që kryer gjenocid ndaj  “13.000” shqiptarëve të masakruar në Kosovë (1989-1999);

(4) Për shkak se krerët aktualë të Serbisë: Aleksandër Vuçiq (president), Ivica Daçiq (kryekuvendar) dhe Ana Bërnabiq (kryeministre) qe 14 vjet rresht (17 shkurt 2008) po gënjejnë opinion publik vendor dhe atë ndërkombëtar, se gjoja shpallja e pavarësisë së Kosovës  (17 02 2008), “është jolegjitime dhe joligjore” ngase sipas tyre, kjo “qenka në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare”. Mirëpo, kjo akuzë, është një gënjeshtër sui generis e këtyre krerëve të Serbisë, sepse bie ndesh me Opinionin vlerësues të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës (22 korrik 2010), ku thuhet se “Shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare”. Kjo është e vërteta, jo gënjeshtra e sajuar  nga Ivicia Daçiqi për ta mbrojtur kolonializmin gjenocidal shekullor të Serbisë mbi Kosovën, mbi Preshevën, mbi Bujanocin, mbi Medevgjen dhe mbi  Pazarin e Ri (1878-1999).

 Pse edhe Ivica Daçiq mbi drejtësinë e  GJND-së ?

-Sepse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara  në Hagë, më 22 korrik 2010 miratoi Opinionin Këshillëdhënës se, shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk është në shpërputhje me PARIMET e së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkaq, Ivica Daçiqi (kryetar i parlamentit të Serbisë), e mohon vlerësimin formal  të gjyqëtarëve specialistë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke   deklaruar  se “ pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës,  është në konflikt me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me vlerat që ajo përfaqëson…” (https://www.botasot.info/lajme/1813068/cmendet-ivica-daciq-kerkon-te-ndalohet-anetaresimi-i-kosoves-ne-ke/)

Sipas kësaj Gazete,  Ivica Daçiqi në një takim pune në Kretën e Greqisë, “paska kërkuar nga  Dora  Bakoyannis , që të mos lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”. (Po aty).

Këtë kërkesë idiotike dhe, krejtësisht antiligjore, pa asnjë mbështetje juridike të së drejtës ndërkombëtare, as të Kartës së Kombeve të Bashkuara  e as të  Statutit të  Këshillit të Evropës,( 5 maj 1949), Ivica Daçiqi ia ka drejtuar Dora Bakoyannit  në një takim zrytar në Kretë, duke qenë se kjo “  është kryetare e delegacionit  të parlamentit grek  në Komitetin  për Politikë dhe Demkoraci të Këshillit të Evropës, njëherazi edhe raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës”. (Po aty). Mirëpo, këtë gëshnjetër  nuk duhet pranuar Ana Bakoyannis, sepse është në kundërshtim me Opinionin e kualifikuar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (22 korrik 2010). Shih burimin e tekstit autentik: “22 July 2010, Kosovo’s unilateral declaration of independence from Serbia in February 2008 did not violate international law, the International Court of Justice (ICJ) said today as the United Nations court released its advisory opinion on the issue.”  Kjo është e vërteta e ligjshme e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, jo, gënjeshtra e Ivica Daçiqit se gjoja : “Pranimi eventual i Kosovës në Këshillin e Evropës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.” !

Nëse Serbia pengon hyrjen e Kosovës në KE, Tirana të kërkojë suspendimin e saj nga kjo organizatë ndërkombëtare

Këtë kërkesë të Shqipërisë, do të duhej ta mbëshhtetnin edhe  shtetet e tjera anëtare  të Këshillit të Evropës, për shkak të shkeljes së Statutit të tij:  “Neni 1, pikat: a), b) dhe c),  dispozitat e Nenit 3, si dhe Neni 8, ku thuhet se “ Çdo anëtar i Këshillit të Evropës, që shkel rëndë dispozitat e Nenit 3, mund të pezullohet në të drejtën e tij të përfaqësimit dhe të thirret nga Komiteti i Ministrave, të tërheqet       në kushtet e parashikuara në Nenin  7. Në qoftë se  nuk merr parasysh këtë Thirrje, Komiteti mund të vendosë që anëtari për të cilin bëhet fjalë nuk është më anëtar i Këshillit të Evropës, duke filluar nga data, që e cakton vetë Komiteti.” ( Shih: Të drejtat e njeriut në të drejtën ndërkombëtare, Tiranë, 1996: 9).

Derisa  Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë nuk pranojnë se Serbia militariste dhe  agresore e Slobodan Milosheviqit,  ka kryer 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), kuptohet që edhe kryekuvendari i Serbisë Ivica Daçiq, është kundër  pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ashtu sikurse në Interpol dhe në UNESCO.

Ky qëndrim negativ, amoral dhe antiligjor i kursit të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës së Beogradit zyrtar kundër pranimit të Kosovës në organiztat ndërkombëtare, nuk është fare i befasueshëm, kur dihet se, edhe Ivica Daçiqi së bashku me “babain” e tij, Slobodan Milosheviqin dhe me Mira Markoviqin (gruaja e Milosheviqit në krye të “Juli”-it), kanë mbështetur politikën shfarosëse të shqiptarëve në Kosovë (1990-1999).

Prandaj, edhe pas 3 luftërave gjenocidale të Serbisë së  Slobodan Milosheviqit, kryekuvendari i Serbisë, Ivica Daçiq nuk ka ndryshuar kursin e politikës së regjimit të Slobodan Milosheviqit, kur është fjala për mosnjohjen e Republikës së pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Story i radhës

OBSH: Shpërthimi i kolerës është i mundur në Mariupol

Të fundit nga