Senati i SHBA-së miraton projektligjin vendimtar të mbrojtjes

July 28, 2023
1 minut lexim

Senati i SHBA-së ka miratuar versionin e tij të një projektligji vjetor të politikës së mbrojtjes, i cili autorizon 886 miliardë dollarë për mbrojtjen kombëtare gjatë vitit të ardhshëm fiskal, transmeton Anadolu.

Projektligji i politikave, i njohur si Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), kaloi Senatin me një votim 86 kundrejt 11.

Projektligji vendimtar ndihmon në përcaktimin e agjendës së politikave të Pentagonit dhe autorizon se si Departamenti i Mbrojtjes mund të përdorë fondet federale.

Përbërësit e rëndësishëm të projektligjit përfshijnë një rritje pagash prej 5,2 për qind për anëtarët e shërbimit ushtarak dhe punonjësit civil të Departamentit të Mbrojtjes, investime të dedikuara për avancimin e teknologjisë së raketave hipersonike dhe droneve, si dhe masa të dizajnuara për të rritur konkurrencën me Kinën.

Senatori i Virginias, Mark Warner, tha se sigurian një “rritje të madhe për pjesëtarët e shërbimit”.

“I entuziazmuar kur shoh Senatin të kalojë një projektligj vjetor të mbrojtjes që gjithashtu do të përmirësojë strehimin ushtarak, do të mbështesë projektet e ndërtimit në të gjithë Virginian dhe do të vazhdojë të investojë në një NATO të fuqishme”, shkroi Warner në Twitter.

Lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, nga ana e tij, tha se projektligji do të rrisë sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Ky Senat ka miratuar një projektligj të fortë të mbrojtjes që do të forcojë sigurinë kombëtare të Amerikës, do të kujdeset për anëtarët e shërbimit tonë dhe do të mbajë SHBA-në lider në inovacion për vitet në vijim”, tha Schumer.

Në fillim të këtij muaji, Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi versionin e saj me një votim 219 kundrejt 210.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arabia Saudite notë proteste Danimarkës për shkak të djegies së Kuranit

Story i radhës

Prishtina me kryetrajner të ri

Të fundit nga

ShkoLartë