Selektori i Kosovës, Jesper Ostlund, ka folur pas humbjes së thellë në Tuzëll, me rezultat 34:21 nga Bosnja dhe Hercegovina, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për kampionatin Botëror në hendboll.
Ai ka treguar se çfarë ndodhi me djelmoshat e tij, sidomos në 20 minutat e fundit.
“40 minutat e parë ishin shumë të mirë. Kemi luajtur me disiplinë, kemi bërë punë të madhe në mbrojtje dhe kemi luajtur të bashkuar.
Për 20 minutat e fundit të ndeshjes jam shumë i dëshpëruar.
Kemi nisur të humbim shanset dhe kundërshtarët na goditën përmes kundërsulmeve.
Mbetëm pa energji dhe nuk kemi mundur të përballojmë anën e tyre fizike. Po ashtu kemi pasur telashe me mbrojtjen e tyre 5-1.
Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje dhe të dielën na duhet paraqitje më e mirë për 60 minuta.
Shpresoj që Mulaj e Gegaj të kthehen nga lëndimet për atë ndeshje”, tha Ostlund.
Burimi: botasot.info


